Lajme

Psikopat, mashtrues e shkatërrues shteti, “ushtarët” e Facebookut i kthehen në kundërshtar Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 31 August 2021

Ka kaluar koha kur kryeministrit Albin Kurti i vinin vetëm komente pozitive në postimet e tij në Facebook.

Mjafton një paraqitje publike e kryeministrit dhe më pas të vërshojnë komentet negative për atë që dikur shihej si shpresë për vendin, shkruan Gazeta Infokus.

Në postimin ku Kurti ka njoftuar qytetarët për mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, kanë ‘shpërthyer” komentet negative ndaj kryeministrit që çuditërisht nuk janë fshirë nga stafi që mirëmban llogarinë e Kurtit të facebookut.

-Advertisement-

E kanë quajtur psikopat, mashtrues e shkatërrues të shtetit. E dikush tjetër e quan edhe kryepraktikant, e që nuk dinë të mësojë askënd.

Ka qenë praktikë e Vetëvendosjes që t’i “gozhdojnë” me komente kundërshtarët e tyre, kurse tash gjerat kanë ndryshuar. “Ushtarët” e facebookut  nga Vetëvendosje, duket se janë kthyer në kundërshtar të Kurtit.

Këto janë vetëm prej qindra komenteve negative që kanë shkruar në adresë të Kurtit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera