Psikologu Thaçi: Dhuna ndaj fëmijës, më e pakta që mund të pritet nga edukatorët

Autori: Gazeta inFokus
19:20 | 19 September 2023
Rastin e dyshimit të dhunës së shkaktuar ndaj një fëmije në një çerdhe në Fushë Kosovë, psikologu Petrit Thaçi vlerëson se është më e papritura që do të duhej të ndodhte edhe si imagjinatë nëpër institucionet e edukimit parafillor e fillor, por edhe në çdo institucion tjetër e në çdo hapësire tjetër sociale a familjare.
“Është e neveritshme, është shumë shqetësuese, frustuese edhe për prindërit që shohin se ku po i dorëzojnë fëmijët e tyre për t’i edukuar, përkrahur e mbështetur e për s’i siguruar gjatë orëve të ditës sa ata nuk mund të jenë me ta”, deklaroi ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
Tutje ai shtoi se është fatkeqësi të ketë nëpër institucionet edukative persona, siç tha, me papërgjegjësi totale profesionale, e cila është edhe papërgjegjësi e lartë në kuptimin e etikës dhe disiplinës mbi profesionin.
“Nuk mundet një edukator, mësues, pedagog, psikolog ose punëtor social t’i qaset një fëmije në formën duke e arsyetuar që ‘e bëri ose nuk bëri këtë veprim’. Ne duhet të jemi njohës të mirë të zhvillimit të gjendjeve psikologjike dhe emocionale dhe të sjelljes nëpër të gjitha grupmoshat e të gjitha fazat e zhvillimit që t’i kuptojmë”, deklaroi psikologu Thaçi.

Të tjera
-
99 për qind të pasurisë Bill Gates do t’ia falë Afrikës
Miliarderi amerikan, Bill Gates, është shprehur se shumicën dërrmuese të pasu...
-
Aksioni antidrogë, arrestohen 22 persona e konfiskohen mijëra euro
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë zhvill...
-
Kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, zgjidhet anëtar i Bordit të Federatës Evropiane të Gazetarëve
Kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, është zgjedhur anëtar i Bordit të Federatës Evr...
-
Kurti takon ish-deputetin gjerman, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ish-deputetin e B...
-
Ka përfunduar takimi ndërmjet Sorensenit dhe Petkoviqit
Ka përfunduar takimi i të dërguarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe...
-
Kallas e Sorensen e kanë gati skenarin, Bislimi e pranon se Kurti s’mund të shkojë për dialog në Bruksel
Zëvendëskryeministri në largim Besnik Bislimi tha se dje Emisari i ri Peter S...
-
Thaçi dhe të tjerët – Pranohen në prova disa dokumente në lidhje me disa viktima, njëra s’ishte përmendur në aktakuzë
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe J...
-
Ekonomia në pasqyrën e marketit: Shenoll Muharremi ngre alarmin për fuqinë blerëse
Menaxhimi i ekonomisë – përfshirë punësimin, inflacionin dhe tregtinë – matet...
-
“Defender Europe 25”, FSK realizon Ditën e Vizitorëve të Shquar
Në prani të udhëheqësve më të lartë shtetëror, përfaqësuesve diplomatik d...
-
Franca e çon emisarin në Beograd, Vuçiq e përmend angazhimin personal të Macron për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, është ta...
-
Deputetja e PDK-së: Të njëjtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka dënuar gjuhën e deputetes së Lëvi...
-
Kurti pret në zyrë ish-deputetin e Bundestagut, flasin për aktualitetin politik në vend
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim i...