Lajme

Psikologu i VV-së thotë që PDK e LDK po ja shkruajnë fjalimet njëri-tjetrit

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 25 March 2020

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka që është me profesion psikolog, po thotë që fjalimet e shumë prej deputetëve të LDK-së që u lexuan në Kuvend ishin të PDK-së për seancën e jashtëzakonshme.

Por, ka edhe një dyshim tjetër.

Që fjalimet e PDK-së ishin shkruar nga akademikët e LDK-së, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Agim Veliu publikisht lëvdohej se nuk do ta ndëgjonte kurrë Albin Kurtin, ministër i kujt ishte ai, për herë të parë e të fundit duhet t’iu lutem deputetëve të LDK-së, t’i marrin fjalimet e tyre pas seancës, pasi kam dyshime se këto nga një seancë e jashtëzakonshme po përvetësohen sot, shkruani referencën, mund të ndodhë që ato fjalime të PDK-së të seancës së PDK-së për sancën e jashtëzakonshme janë shkruar nga akademikët e LDK-së”, tha Uka.

Ndërsa, ka thënë që krejt kjo po bëhet në dëm të qytetarëve, por për të shlyer borxhet e veta.

“71 të infektuar me COVID-19 pa asnjë pikë ndjeshmërie prej 44 deputetëve në këtë sallë, dikush em gjasë ka borxhe me të mëdha se ato ndaj qytetarëve. Qytetarët e Kosovës janë në ankth për pandeminë por nënshkruesit e mbështetësit e mocionit sot kanë zgjedhur të shlyejnë borxhet e vejtra, asnjë pikë ndërgjegje nuk pati në këtë mes, sot bota lufton pandeminë e është në gjendje të bëj sakrificë të i jep fund pandemisë, mjekët po punojnë pa orar falë motivit nga ministri Vitia që merret shembull edhe nga shtetet me sistemet shëndetësore dhjetëra herë më të mira si Kosova, e ju jeni bërë bashkë ta luftoni atë e Qeverinë Kurti, që për herë të parë na bëri të ndjehemi krenar me Qeverinë tonë, ju po e dënoni popullin, por ky nuk harron, po e luftoni Qeverinë e Kosovës. Në vend që të mblidhemi për t’i intensifikuar masat kundër pandemisë, apo të shkarkojmë Hashim Thaçin e të ndalim marrëveshjen e dëmshme me Serbinë, ata që e bën Presidenti po i bëjnë edhe nderin e radhës”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera