Psikologët tregojnë frazat që përdorin meshkujt kur nuk e duan më një vajzë
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 18 October 2021
Psikologët tregojnë disa sjellje specifike të partnerit tuaj që ndoshta ju vijnë në ndihmë për të kuptuar se diçka nuk shkon në marrëdhënien tuaj. Përveç psikologëve, shkencëtarët tregojnë fjalë po ashtu specifike që ju bëjnë të aft¥e për të dalluar nëse partneri nuk ju do më. Më poshtë mund të lexoni listën e këtyre frazave që përdorin meshkujt kur nuk e duan më një vajzë:
Nuk kam pse shpjegohem tek ti
Sigurisht që partnerët nuk kanë pse shpjegohen për çdo hap që bëjnë, mirëpo është normale t’i tregojnë njëri-tjetrit si ka shkuar dita e tyre. Kjo është një nevojë e njerëzve normal. Nëse ai nuk do të tregojë se çfarë ndodh në punë, apo në gjërat e tij personale, do të thotë se ai nuk do t’ia dijë për mendimin tuaj.
Nuk është problemi im
Këto fjalë janë një shenjë e qartë se marrëdhënia juaj po shkon drejt fundit. Nëse partneri juaj nuk është i interesuar për problemet tuaja, edhe kur ju i kërkoni ndihmë, atëherë ai nuk do t’ia dijë më për ndjenjat që keni. Njerëzit që e duan njëri-tjetrin, e gjejnë gjithmonë mënyrën për të të ndihmuar kur je në vështirësi.
Nëse nuk të pëlqen, gjej dikë tjetër
Një person mundohet t’ju manipulojë me fjalë. Ai nuk dëshiron të ndryshojë dhe beson vërtet se ju duhet t’i duroni të metat e tij. Nëse nuk ju pëlqen, jeni të lirë të largoheni (thotë ai). Njerëzit që e duan njëri-tjetrin bëjnë kompromise dhe janë më të butë në komunikim. Ata kanë gjithashtu respekt për mendimet e njëri-tjetrit.
Bëj çfarë të duash
Kjo frazë tregon se partneri juaj është indiferent ndaj jush. Atij nuk i intereson se në çfarë situate të vështirë ndodheni dhe se si do ta gjeni zgjidhjen për të dalë prej saj. Njerëzit që e duan njëri-tjetrin e ndihmojnë partneren për të dalë nga çfarëdo lloj problemi që kanë. Ata nuk të lënë vetëm në mes të rrugës.
Ti mendon më shumë seç duhet
Partneri juaj ua thotë këto fjalë për t’ju bërë të ndiheni fajtore. Ju duhet të kini parasysh se ekziston një shans që ju mendoni vërtet më shumë seç duhet. Nëse jeni në këtë situatë, ju duhet të qetësoheni dhe t’i shpjegoni partnerit se çfarë ju shqetëson.
Kujdes:“Ti mendon shumë” nuk mund të jetë një përgjigje. Kërkojini partnerit t’ju japë një shpjegim të plotë. Por nëse ai i përsërit këto fjalë, nuk ju do më.
Unë të dua vërtet
Ju me siguri do të thoni me vete “Nuk mund të jetë e vërtetë, ai më do”. Por kur ai thotë “vërtet” zakonisht partneri juaj ndihet fajtor dhe përpiqet t’ju tregojë se vazhdon t’ju dojë. Këto fjalë mund të përdoren për të shpjeguar sjelljen e tij të keqe. Ai po mundohet të manipulojë ndjenjat tuaja. Nëse çdo gjë shkon mirë në marrëdhënien tuaj, nuk ka arsye për të shtuar fjalën “vërtet”. Të dua mjafton…
Të tjera
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...