Lajme

Psikologët nga Kosova u shkojnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 29 November 2019

Të udhëhequr nga dy specialistët e Psikologjise Klinike dhe Psikoterapisë Latif Hoxha dhe Imer Zabeli, dy grupe psikologësh kanë shkuar për tu dalë në ndihmë të mbijetuarve pas tërmetit në Shqipëri.

Këto dy grupe po ndihmojnë të mbijetuarit duke bashkëpunuar edhe me psikologët nga Shqipëria.

Krahas intervenimeve nga këndvështrime të ndryshme psikologët aplikuan Ndihmën e Parë Psikologjike, si protokol i domosdoshëm në raste të këtilla.

-Advertisement-

Elton Kuqja, koordinator i Urdhërit te Psikologut ne Shqipëri, shprehu mirënjohjen e tij në emër të psikologëve ne Shqipëri dhe popullit shqiptar.

Dërgimi i këtyre dy grupeve të psikologëve në Shqipëri u mundësua me ndihmën e tifozëve “Plisat”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera