Sport

PSG-Zvezda e trukuar? UEFA nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 13 October 2018

Ditën e djeshme media franceze “L’Equipe” ka nxjerrë një lajm tronditës për futbollin, nëse ai do të vërtetohej. Siç bën me dije gazeta më e madhe sportive franceze, UEFA ka lëshuar një alarm tek autoritetet transalpine për një fiksim të mundshëm të rezultatit, në ndeshjen e xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve, mes PSG dhe Crvena Zvezda, e mbyllur me shifrat 6-1 një favor të parizienëve.

Siç raportohet, për ndeshjen e luajtur më datë 3 tetor, një informator ka lajmëruar UEFA-n se drejtues të klubit serb, por edhe disa bashkëpunëtorë të tyre, do vinin bast rreth 5 mln euro për humbjen e Crvenës, me të paktën 5 gola diferencë. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe të reja priten, por nëse vërtetohet, kjo do të ishte një njollë e madhe për kompeticionin më të rëndësishëm europian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera