Sport

PSG prish kontratën me mesfushorin veteran

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 22 February 2019

Paris Saint-Germain ka vendosur që të prishë kontratën me mesfushorin Lass Diarra.

Klubi francez, me anë të një komunikate zyrtare në faqen e tij të internetit dha lajmin se 33-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Diarra nuk kishte besimin e trajnerit Tomas Tuchel, pasi në mesfushë gjermani preferonte futbollistë si Marquinhos, Verratti, Draxler apo Leandro Paredes. Pa përmendur këtu Adrien Rabiot, i cili nuk përfshihet në ekip pasi po refuzon që të rinovojë kontratën e tij.

-Advertisement-

Këtë sezon, Lass Diarra, ish-mesfushor i Real Madrid, Chelsea, Arsenal dhe Marseille, ka luajtur vetëm 3 ndeshje me PSG.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera