Sport

PSG prezanton transfertrë e re, ja detajet e kontratës

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 29 January 2019

Leandro Paredes është zyrtarisht lojtar i PSG. Mesfushori argjentinas ka firmosur kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Francës.

Ndërkohë në arkën e Zenit janë derdhur plot 47 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Me këtë shifër PSG mundi konkurrencën e Chelsea, të cilët fillimisht ofruan deri në 35 milionë euro, ndërsa më pas iu dorëzuan konkurrencës me ofertën e dhënë nga presidenti Nasser Al-Khelaifi.

Ishte bashkëkombësi i tij, Angel Di Maria që i uron mirë se ardhjen me këto fjalë:

-Advertisement-

“Përshëndetje miku im! Doja të thosha mirë se erdhe te Paris Saint-Germain. Shpresoj të jesh shumë i lumtur. Je shumë i ri dhe besoj se ke shumë për të dhënë”, tha sulmuesi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera