Sport

PSG nxjerr në merkato shtatë lojtarë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 27 December 2021

PSG ka një kontingjent të pasur lojtarësh në përbërje, dhe drejtuesit e klubit francez kanë nisur nga puna për të spastruar skuadrën në merkaton e janarit dhe për të arkëtuar miliona.

Mauricio Pochettino ka në dispozicion rreth 30 lojtarë, disa prej të cilëve ndodhen me valixhe gati dhe po negociojnë me klube të ndryshme për të provuar aventurat e radhës në karrierë.

L’Equipe shkruan se shtatë lojtarë të PSG-së kanë përfunduar në merkato. Rafinha Alcantara është pranë transferimit te Real Sociedad, teksa Sergio Rico vlerësohet rreth 5 milionë euro.

-Advertisement-

Drejt largimit janë edhe Thilo Kehrer dhe Diallo, me dy mbrojtësit që nuk po përfitojnë minuta nga Pochettino. PSG ka nxjerrë në merkato edhe Julian Draxler e Lavyn Kurzawa.

I fundit është Mauro Icardi, për të cilin mund të cilësohet e përfunduar aventura në kryeqytetin francez. PSG ka si objektiv të arkëtojë 100 milionë euro nga shitja e këtyre lojtarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera