Sport

PSG në pritje të përgjigjes nga Rabiot

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 28 August 2018
Paris Saint Germain i ka dhënë afat Adrien Rabiotit deri të premtën për një përgjigje përfundimtare rreth vazhdimit të kontratës.

Francezi fillimisht ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re dhe ishte temë kryesore gjatë ditëve të fundit të merkatos, me zërat që e lidhnin me një kalim të mundshëm tek Barcelona.

Katalunasit kanë shfaqur  interesim për shërbimet e francezit, mirëpo PSG hodhi poshtë të gjitha mundësitë rreth një akordi për kalimin e 23 vjeçarit në “Camp Nou”.

Në rast se Rabiot nuk nënshkruan kontratë të re me PSG, Barca mund të sigurojë shërbimet e mesfushorit me parametra zero në janar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera