Sport

PSG kërkon sulmuesin e Barcelonës për ta zëvendësuar Kylian Mbappen

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 03 January 2022

Klubi i Paris Saint-Germainit duket se është pajtuar me largimin e Kylian Mbappes në drejtim të Real Madridit, shkruan Gazeta inFokus.

Parisienët tashmë kanë filluar ta kërkojnë zëvendësuesin e sulmuesit francez.

Mediat në Francë raportojnë se drejtuesit e PSG-së kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Dembele ka kontratë me katalunasit deri në fund të verës dhe këtë situatën pritet ta shfrytëzojnë parisienët./Gazeta inFokus/

Të tjera