Sport

PSG kalon në çerekfinale, Kylian Mbappe shkëlqen me Hat-Trick

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 03 January 2022

Skuadra e Paris Sanit-Germainit ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Francës, shkruan Gazeta inFokus.

Parisienët e kanë mposhtur në udhëtim Vannesin me rezultat të thellë 4-0.

Në këtë takim shkëlqeu Kylian Mbappe, i cili realizoi Hat-Trick, duke bërë një paraqitje mbresëlënëse në këtë fillim viti.

-Advertisement-

Golin tjetër për PSG-në e shënoi Presnel Kimpembe.

Parisi në këtë sfidë luajti pa Lionel Messin, i cili është infektuar me koronavirus./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera