Sport

PSG ka refuzuar një super ofertë të Real Madrid, 100 milion plus tre futbollistë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 22 August 2019

Neymar është emri më i përfolur në këtë merkato verore. Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi mbetet destinacionet e mundshme të tij, pa përjashtuar mundësinë që të mbetet në “Parque des Princes”.

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, PSG ka refuzuar të enjten ofertën e parë të Realit të Madridit, që përfshinte përveçse një shumë të majme parash, edhe tre futbollistë.

Më konkretisht, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, ka ofruar 100 milionë euro, plus tre emra të rëndësishëm si Keylor Navas, Gareth Bale dhe James Rodríguez.

-Advertisement-

“L’Equipe” shton gjithashtu se më parë PSG ka hedhur poshtë edhe ofertat e tjera nga Barcelona dhe Juventusi për “yllin” brazilian.

Situata e Neymarit në Paris është shumë e vështirë, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me tifozët, por edhe për qëndrimin e tij të palëkundur për t’u larguar nga Ligue 1, por siç raportohet trajneri Tuchel i ka bërë një kërkesë klubit për ta pasur pjesë të skaudrës Neymarin në ndeshjen e radhës ndaj Tuluz.

Neymar u largua 2 vite më parë nga Barcelona, pasi PSG pagoi shumën rekord 222 milionë euro. Ai është i vendosur për t’u kthyer në “Camp Nou”, qëndrim që e ka ndihmuar Barcelonën në bisedimet me klubin parizien, ndonëse ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera