Sport

PSG hyn në histori: Kontratë 13-vjeçare, me vlerë 780 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 28 June 2019

Paris Saint-Germain mbetet një ndër klubet më të fuqishme që po rritet pa ndalim në aspektin global, duke mbyllur marrëveshje multi-miliardash.

Së fundi, kampionët e Francës kanë zgjatur kontratën me sponsorin e tyre, “Nike” deri në vitin 2032. Do të jetë kjo kompani që do të veshë të gjithë ekipet e PSG-së, duke përfshirë edhe atë të femrave dhe skuadrën e hendbollit.

Nga zbulimet e para mendohet se klubi francez do të përfitojë 60-80 milionë euro në sezon nga kjo marrëveshja, që do të thotë se minimalisht PSG ka siguruar 780 milionë euro, ose në rastin tjetër më të mirë 1 miliardë e 40 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera