Sport

PSG dëshiron ta kompletojë transferimin e Icardit

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 13 November 2019

PSG dëshiron ta blejë sulmuesin Mauro Icardi nga Interi.

Icardi është huazuar gjatë afatit veror me mundësi blerje në fund të sezonit dhe sipas mediave klubi francez dëshiron ta kompletojë transferimin në afatin dimëror.

PSG është i gatshëm të paguajë 65 milionë euro për argjentinasin dhe t’i ofroi kontratë pesëvjeçare, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Icardi brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur të hyjë në formacionin e parë duke e lënë si rezervë sulmuesin Edison Cavani.

Argjentinasi ka arritur të shënojë pesë gola në Ligue 1 dhe katër të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera