Sport

PSG arrinë fitoren e parë në këtë fillim kampionati në Francë

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 16 September 2020

Pas dy humbjeve në dy sfidat e parë në Ligue 1, Paris Sain Germain më në fund e ka gjetur fitoren e parë në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Parisienët e kanë mposhtur Metzin me rezultat minimal 1-0, falë një goli të shënuar në fund të takimit nga Julian Draxler.

PSG në këtë takim luajti pa Kilian Mbappen e infektuar me koronavirus dhe pa Neymarin, Kurzawan e Paredesin për shkak të kartonëve të kuq të marrë në duelin e tensionuar ndaj Marsielle në vikendin që lamë pas.

-Advertisement-

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara PSG renditet e 15-ta me tri pikë, ndërsa Metz e 18-ta me 0 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera