Lajme

Pse Vuçiqit nuk i pengon prania e Isa Mustafës, kurse “çartet” për Thaçin e Haradinajn?

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 25 May 2017

“Nuk ka pata shumë apetit, por gjithçka tjetër ishte mirë”, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar darkën e mbrëmshme në Bruksel me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor.

Kjo darkë ishte organizuar nga Federica Mogherini dhe aty mori pjesë edhe kryeministri kosovar në largim, Isa Mustafa.

Mirëpo, për dallim prej hera të kaluara kur Vuçiq nuk ndihej mirë për shkak të pranisë së presidentit Hashim Thaçi, duket se atij nuk i pengon prania e Isa Mustafës, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

Në të gjitha takimet apo darkat e mëhershme, Vuçiqi nuk mund të përmbahej sa herë që aty ishte i pranishëm Thaçi.

Tensione dhe ngritje tonesh pati si bisedimet e Brukselit kur protagonist ishin Thaçi dhe Vuçiq, e po ashtu edhe në takimet rajonale.

Kryeministri serb në detyrë i cili së shpejti do të betohet si president i ri i Serbisë duket se ka inat të madh me njerëzit kryesorë të UÇK-së.

Së fundi ai ka shprehur mllefin e tij me mundësinë e zgjedhjes së Ramush Haradinajt kryeministër të Kosovës.

Ai për këtë i është ankuar edhe Amerikës, megjithatë, nëse Haradinaj zgjedhet kryeministër, atëherë domosdo se Vuçiq duhet të përballet më të. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera