Rozë

Pse vendosi të humb peshë Fifi?

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 16 June 2019

Kantautorja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka thënë se në stomak ka vendosur balonën e gastrit për të humbur peshë.Këtë artistja e ka bërë jo për shkak të mendimeve të njerëzve për peshën e saj, por për arsye shëndetësore.

“Kam futur balonën e gastritit me u dobësu demek. Nuk vendosa me u dobësu se njerëzit më kanë thënë që të dobësohem. Përkundrazi, kur më kanë thënë njerëzit m’u dobsu, unë i kam shtu dhe 20 kile. E mora këtë vendim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës.Është dashur të gjej një zgjidhje pakëz më të shpejtë, meqë jam çik përtace dhe nuk i kam shumë qejf palestrat.Gjithsesi kam filluar pak palestrën.”- citohet të ketë thënë Fifi në emisionin “Thumb”.

“Zogo” është projekti i fundit muzikor i artistes, që është publikuar më 31 maj dhe deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera