Lajme

Pse vendosi “Molla e Kuqe”  t’i ik Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 24 May 2019

Në dhjetor të vitit të  kaluar Remzi Shales i njohur më nofkën “Molla e Kuqe”  kishte marrë ftesa nga Gjykata Speciale.
Por “Molla e Kuqe” kishte marrë vendim që kësaj ftesë të mos i përgjigjet , shkruan Gazeta inFokus.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook kishte thënë së nuk do të dorëzohet.
“Unë Komandant (Molla e Kuqe) i togut te njesis speciale te shtabit te pergjithshem te UÇK-së kam pranuar ftesë nga gjykata speciale per tu dorezuar ne hag, deklaroj para gjithe popullit se nuk do te dorzohem dhe nuk do ti pergjigjem kesaj ftese” kishte shkruar Shala.

Ai kishte thënë që  nuk e njeh këtë Gjykatë pasi që është krenar për luftën që ka bërë.
“Ata qe ma prunen kete ftes u deklaruan se jan polic te euleksit ndersa un ju kunderpergjigja nuk e njoh kete gjykat un jam Shqipetarë dhe jam krenar per luften qe kam bere andaj u beje thirrje te gjithe shokve te si kur kemi dhen besen per Atedhe dhe per flamur ashtu te jemi te nje bese mos ta njohim kete gjykat dhe mos te dorzohemi he Hag me respekt Komandant Molla e Kuq” kishte shkruar më tutje ai./Gazeta inFokus/

 

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera