Lajme

Pse u zgjerua me Kosovën e Serbinë lista e të ftuarve në samitin e dhjetorit, flasin nga Shtëpia e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 17 November 2021

Nënsekretarja amerikane për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, Ezra Zeya, ka thënë se SHBA-së ka zgjeruar listën e vendeve të ftuara në Samitin për Demokraci që do të mirëpritet nga Josep Biden më 9 dhe 10 dhjetor.

Sipas saj ftesat për Kosovën dhe Serbinë janë dërguar si refleksion i dëshirës së Washingtonit që të ketë përfshirje më të gjerë, raporton Tanjug, transmeton Klankosova..

“Thirrjet tona shtesë reflektojnë dëshirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të gjithë të bëhen bashkë, që të mëzojnë dhe të punojnë bashkë me këto qeveri dhe vendet partnere”, është shprehur Zeya.

-Advertisement-

“Si vend i përkushtuar për ideale demokratike, ne po ashtu duam që të shohim angazhimin demokratik të këtyre vendeve ndër vite të veprimit me synim të rivendosjes së demokracisë globale”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka konfirmuar të hënën se Kosova është ftuar nga presidenti amerikan Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera