Lajme

Pse u mbajt protesta në veri

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 22 December 2022

Që nga 10 dhjetori rrugët kryesore në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat. Grupe të serbëve lokalë kanë bllokuar me mjete të rënda dy rrugët kryesore që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Përmes këtij veprimi ata i janë përgjigjur arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i dyshuar për një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Protesta u zhvillua në Rudarë, komuna e Zveçanit, kundër siç u tha, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për The Guardian tha se barrikadat nuk mund të largohen pa pasoja./REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera