Lajme

Pse u largua flamuri kombëtar nga vendi i quajtur ‘Rrethi i Flamurit” në Prishtinë?

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 03 March 2022

Gazeta inFokus gjatë ditës së enjte ka raportuar se flamuri kombëtar është larguar nga vendi i quajtur ‘Rrethi i Flamurit’ në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

E nga komuna e Prishtinës kanë treguar edhe arsyen e largimit të flamurit kuq e zi.

Në një përgjigje për Gazetën inFokus kanë thënë se flamuri i vjetër është larguar për shkak se është dëmtuar dhe sot do të zëvendësohet me një flamur të ri.

-Advertisement-

“E kemi zëvendësuar me një flamur të ri, pasi që ka qenë i dëmtuar! Sot është vendosur flamuri i ri (Flamuri Kuq e Zi)”, ka thënë Arlinda Kastrati, asistente për komunikim në komunën e Prishtinës.

Kujtojmë se flamuri kuq e zi ka qenë gjithmonë i vendosur në këtë rrethrretullim të kryeqytetit, prandaj edhe ka marrë emrin ‘Rrethi i Flamurit’./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera