Rozë

“Pse të përmendet UÇK-ja për me ra në sy në publik”, Gjesti shprehet sërish i mllefosur me Laertin

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 16 January 2025

Gjesti është shprehur sërish i mllefosur, pas tensioneve në prime-in e kaluar ku Laerti në mes bisede e sipër përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-në.

Kjo temë u hap sot sërish nga këngëtari gjatë një bisede e sipër me Gertin.

“Veç një pyetje po ta bëj, a e din pse jam hidhëru unë me të?. Pse çohesh e përdorë UÇK-në, e pavarësinë e Kosovës, e shpalljen e pavarësisë në Vlorë në vitin 1912 vetëm me ra në sy në publik a është mirë qekjo?. Nuk është mirë me i përdorë qeto sende për me ra në sy në publik”, i thoshte Gjesti, Gertit.

-Advertisement-

“Në çdo debat jam tu e vërejt që ky [Laerti] është debati për një cigare shkon krejt çka kanë ndodh luftërat i përmend nëpër botë, tani pastaj del te cigarja. Nuk është mirë me i përdorë vetëm këtu e kam me të”, thoshte ai tutje.

Kjo temë fillimisht ishte hapur të martën, ku Gjesti ishte shprehur i indinjuar dhe ishte çuar e kishte larguar mikrofronin në shenjë proteste.

Ai pohoi se nuk iu dëgjua fjala deri në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera