Pse të bëheni zhvillues web-i?
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/12/WhatsApp-Image-2021-12-07-at-2.43.41-PM-720x336-1.jpeg)
Autori: Gazeta inFokus
16:20 | 07 December 2021
Një web faqe e dizajnuar bukur nuk është e mjaftueshme e as e nevojshme nëse po e njëjta nuk është funksionale. Prandaj, zhvilluesit e web-it kujdesen që përdoruesit të dinë të lundrojnë në një faqe interneti dhe ta shijojnë atë.
Me zhvillimin e marketingut digjital pothuajse secila kompani ka nevojë për një web faqe interneti për të informuar audiencën e saj, dhe jo vetëm.
Më poshtë i gjeni të listuara përfitimet nëse bëheni zhvillues web-i, por që gjatë rrugëtimit tuaj mund të gjeni shumë më shumë të tjera.
- Punë e sigurt
Zhvillimi i teknologjisë nuk e rrezikon karrierën në fushën e zhvillimit të web-it, përkundrazi ky profesion vazhdon të jetë edhe më i kërkuar. Kësisoji nevojiten më shumë zhvillues web-i për t’i përmbushur kërkesat e tregut të punës.
- Gamë e gjerë e mundësive për karrierë
Të jesh zhvillues web-i nuk do të thotë të ndalosh veten e të merresh vetëm me zhvillim të aplikacioneve apo krijimit të web faqeve. Shkathtësitë e një zhvillues web-i lehtësisht mund të përdoren edhe në profesione të tjera si: zhvillues të lojërave, specialist i SEO, UX designer, hulumtues apo menaxher i përmbajtjes së web-it.
- Pagë konkurruese
Kompanitë janë të gatshme të paguajnë më shumë zhvilluesit e web-it, të cilët janë të gatshëm të kthejnë në realitet imagjinatën e tyre. Përderisa jeni të ceritifikuar në këtë profesion dhe keni shkathtësitë e nevojshme për të bërë këtë punë, atëherë ju mund të fitoni më shumë sesa mendoni.
- Rrisni kreativitetin
Ndonëse janë web dizajnerët ata që kujdesen që kjo faqe interneti të duket bukur, duhet që edhe ju të jeni kreativ për të bashkëpunuar me ta. Prandaj, mund të përfitoni nga përvoja e tyre dhe të shtoni kreativitetin tuaj.
- Përmirësimi i aftësisë së mendimit kritik
Zhvilluesit e webit duhet gjithashtu të jenë zgjidhës të problemeve. Ka raste që gjatë punës tuaj të hasni në ndonjë incident hakerimi. Prandaj, për të zgjidhur probleme të tilla duhet që të keni mendim kritik.
- Mundësia për të punuar nga shtëpia
Shumë kompani, veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, ofrojnë mundësi për punë nga shtëpia. Gjithashtu, ju mund të punoni si i pavarur (freelancer). Në këtë profesion nuk ka rëndësi se ku ndodheni, ju mund të realizoni detyrat e kërkuara përderisa keni internet të fortë dhe një laptop për të kryer punën.
Si të bëheni zhvillues web-i?
Ekzistojnë akademi që mbajnë trajnime në këtë fushë. Njëra ndër to është PBC Academy, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe e licensuar nga MAShTI. Karrierën në këtë drejtim mund ta nisni duke ndjekur trajnimin:
https://pbc.academy/Trainings/TrainingWeb.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_7-3.jpg)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...