Pse s’po shkarkohet Ambasadori Berishaj? Nikaj jep dy arsye

Autori: Gazeta inFokus
21:50 | 22 April 2022
Për ish-ambasadorin Bernard Nikaj, mos-shkarkimi i ambasadorit kosovar në Zagreb, Martin Berishaj, mund të jetë për arsye se ai mund të jetë mik i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, ose sepse dy liderët nuk kanë guximin për të marrë vendime në momente kritike.
Sipas ish-ambasadorit në Bruksel dhe anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Berishaj do të duhej të kishte dhënë dorëheqje deri tani.
“Një lajm i tillë është lajm shokues, lajmi ka rrjedh në një vend tjetër. Emri i ambasadorit është bërë pjesë e fushatës zgjedhore dhe zhvillimet politike të atij vendi. Një ngjarje e tillë ngushton mundësitë e ambasadorit për punë. Ka dëmtuar funksionimin e diplomacisë tonë edhe në Kroaci, edhe në Slloveni. Është skandal i madh diplomatik. Është skandaloze, dhe më shumë skandaloze është si po trajtohet kjo situatë. Kjo është skandal, nuk kthehet mbrapa”, ka thënë Nikaj në KTV.
Nikaj ka theksuar se nuk është me rëndësi fajësia apo pafajësia e Berishajt në këtë kohë, por dëmi që skandali ku ai është përfshirë mund t’ia sjell Kosovës në sferën ndërkombëtare.
“Duke qenë këto pretendime, një ambasador nuk mund ta kryejë punën e vet. Ambasadori është i afërt me presidenten dhe kryeministrin. Ai mund të lirohet nga detyra, pasi ta sqaronte situatën, do të mund të punësohej në një pozitë tjetër. Pozita e ambasadorit është më e rëndësishme sesa pozita e brendshme. Ne nuk mund të përfaqësohemi nga të dyshuar. Deri sa sqarohet, nuk mund ta ushtrojnë funksionin e diplomatit. Dëmi i kësaj ngjarje, përtej diskutimeve, shkon përtej kufijve tanë. I dëmton interesat tanë në sferën ndërkombëtare. Nuk na nevojitet një imazh i tillë për të na përfaqësuar”, shtoi ai.
Sipas tij, Qeveria është e ngathët për të marrë vendime në momente kritike.
“Po shoh paaftësi për ta çuar vendin përpara. Kjo qeverisje më shumë po krahasohet me të kaluarën, në vend se të ndërtonte një të ardhshme. Këtë qeveri do ta rrëzojnë ngjarjet më shpejt se sa e ka pritur”, ka deklaruar Nikaj.
Berishaj u akuzua nga mediat në Slloveni se është i përfshirë në një skandal për shpëlarje parash. Presidenca e ka ftuar për sqarime në Kosovë ambasadorin, ndërkohë Kurti ka thënë se qëndrimin e tij e ka dhënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Të tjera
-
Çitaku: Raporti për lirinë e mediave reflekton presion ndaj gazetarëve, sulme e etiketime
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për indeksin e Reporterëve pa...
-
IPK kërkon suspendimin e një polici në Prizren pas dëmit ndaj qytetarit
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë kërkuar suspendimin e një zy...
-
Cakolli për Deharin: Është hera e tretë që kryen shkelje procedurale dhe bënë tejkalim të kompetencave
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke folur lidhur me ...
-
PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja
Partia Demokratik e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Konferen...
-
Plumbi qorr godet veturën e një qytetari në Kamenicë
Një qytetar në Kamenicë ka raportuar se një plumb qorr ka goditur veturën e t...
-
Kina po “vlerëson” ofertën e SHBA-së për bisedime për tarifat
Pekin është “duke vlerësuar” një ofertë nga Uashingtonit për të zhvilluar bis...
-
Publikohet identiteti i polices që u vetë*plagos me ạrmë zyrtare, suspendohet nga puna
Esra Çololar është zyrtarja policore e cila u vetplagos me armën zyrtare të s...
-
Hoxha: Cënimi i fjalës së lirë, sanksione – kështu e do Kurti Kosovën
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka reaguar pas...
-
Halimi: Normalizim i sulmeve verbale dhe etiketimeve ndaj gazetarëve, është një rrezik serioz për profesionistët e medias
Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar pas...
-
“Ky është rezultat i Qeverisë Kurti”, reagimi i Bajramit pasi Kosova ra për 24 vende në indeksin për lirinë e shtypit
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rënia e Kosovës në Indeksin ...
-
Vetë*plagosja e zyrtares policore në Prizren – Kjo është gjendja e saj
Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmjen e kaluar pas orës 23:00 në P...
-
AGK thërret konferencë të jashtëzakonshme para Qeverisë, pas rënies drastike të Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme ...