Lajme

Pse s’po publikohet plani i Qeverisë Kurti II, flet Mimoza Kusari-Lila

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 16 April 2021

Mimoza Kusar-Lila, ushtruese e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të VV’së ka treguar se pse qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka dërgua ende në Kuvendin e Kosovës planin qeverisës.

Kusari-Lila beson se një gjë e tillë s’do të vonojë.

“Partia fituese e ka pasur planin me të cilin ka garuar”, thotë ajo.

-Advertisement-

“Tash ai plan duhet të zbërthehet në përputhshmëri me obligimet kontraktuale që Kosova i ka me Bashkimin Europian sipas marrëveshjes së stabilizim-asocimit, duhet të shkojë në përputhshmëri …në njëfarë mënyre të afatizohet me kufizimet buxhetore të cilat sot janë e të cilat do e përcjellin këtë qeveri së paku deri në rishikimin e pastaj deri në fund të vitit sa të fillojë përgatitja e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe natyrisht që konform premtimeve që janë dhënë në fushatë”, tha Kusari-Lila për RTV21.

“Jam e bindur se shumë shpejt ky plan do të vijë në Kuvend”, tha Kusari-Lila

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera