Pse shtoni në peshë edhe kur hani pak/ Këshillat që duhet të ndiqni
Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 21 July 2021
Disa persona janë të predispozuar që të vuajnë nga ngadalësimi i metabolizmit, pra i tretjes. Në raste të tilla, zgjidhja e duhur është të riedukoni trupin tuaj për të tretur më thjeshtë dhe lehtë ushqimet që konsumoni. Këta persona, gjatë stinës së dimrit shtojnë më shumë peshë se të tjerët edhe pse mund të hanë më pak. Pasojat e një metabolizmi të ngadalësuar janë të shumta, duke filluar nga fryrja e deri tek gjendrat tiroide debele.
Një pasojë tjetër e tretjes së avashtë është dhe grumbullimi i lëngjeve të tepërta në zonat e barkut dhe këmbëve. Për këta persona, por dhe të tjerët që kanë shtuar peshë gjatë dimrit, mund të ndjekin këshillat e mëposhtme. Mjafton të ndiqni hapat për shtatë ditë dhe do të shikoni një lehtësim në sistemin tretës.
Sapo të zgjoheni nga gjumi
Dietologët dhe specialistët e ushqimit vazhdojnë të nënvizojnë rëndësinë e pirjes së ujit me stomakun bosh. Pirja e një gote me ujë sapo organizmi është zgjuar, i jep trupit hidratimin e duhur si dhe nuk ju lejon që të hani shumë. Dhe pse uji nuk mendohet një ushqim, në stomak ai zë një pjesë të volumit të tij, që do të mbushej me ushqim.
Mëngjesi duhet të jetë i mbushur me antioksidantë
Nëse metabolizmi është i ngadaltë, duhet t’i jepni një “alarm zgjimi” sidomos në mëngjes. Ju mund të konsumoni një filxhan me çaj trëndafili, tre feta buke pa maja, kos natyral duke e shoqëruar me një kivi dhe tre bajame.
Mes vakteve kryesore
Një pikë e rëndësishme është të durosh tundimit të ëmbëlsirave. Të gjithë dietologët sugjerojnë që të konsumohen ushqime nga natyra. Mund të konsumoni 100 g rrush të bardh apo të zi, ose një frut të stinës, me tre bajame. Ose provoni të hani pak kos me fara kungulli plot omega 3.
Në drekë kini kujdes nivelin e jodit
Dreka është pjesa më e rëndësishme e ditës për të plotësuar përqindjen më të madhe të vlerave ushqyese. Prandaj këshillohet që të konsumoni ushqimet e duhura, por pa rënduar organizmin. Mund të provoni oriz dhe majdanoz të gatuar me vaj ulliri, limon dhe piper të kuq ose djegës. Ose supë me patate, presh dhe pak gjizë të shoqëruar me sallatë me rukola dhe domate.
Kur ju kaplon lodhja e mesditës
Më e mira për të ndihmuar tretjen është pastrimi i mëlçisë nga helmet që ka mbledhur gjatë ditës. Shafrani i Indisë ose tumerik i tretur në një gotë me ujë, arrin jo vetëm largimin e helmeve por dhe eliminimin e yndyrnave dhe nxit djegien e kalorive. Shafranin e Indisë e gjeni në markete ose në pikat ku shiten erëzat
Për të shuar urinë
Frutat janë miqtë tuaj më të mirë, dhe për një sistem tretës në formë janë thelbësore. Mund të provoni të hani një mollë të ndarë ne feta e të spërkatur me pak pluhur xhenxhefili ose kanellë.
Darka duhet ngrënë me armiqtë
Vakti i fundit të ditës duhet të jetë dhe më i lehti, si dhe duhet konsumuar para orës 19:00. Perimet e ziera me avull janë dhe zgjidhja perfekte e një dake të lehtë e plot vlera. Mjafton që të mos e ekzagjeroni me sasinë, dhe mund të konsumoni çdo perime që preferoni. Ose në dëshironi mund të përgatisni një sallatë me spinaq dhe me pak fileto pule me vaj ulliri. /AgroWeb
Të tjera
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...