Pse shkruhen dokumentet ligjore mbi lëkurën e deleve
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 14 April 2021
Të gjithë mund të keni parë imazhe të dokumenteve të vjetër që janë shkruar në pergamena, lëkura të përpunuara kafshësh (dele, dhi, kec etj). Por a e dini arsyen pse janë shkruar këto dokumente në të tilla materiale?
Për shekuj me radhë, nga shekulli i 16 deri në atë të 20-të, në Mbretërinë e Bashkuar, dokumentet ligjore, marrëveshjet, kontratat, janë shkruar në pergamenat e lëkurës së deleve dhe kjo për një arsye shumë të rëndësishme, sepse ato nuk mund të falsifikoheshin.
Studimi më i fundit i botuar në “Heritage Science” shpjegon se si ky lloj materiali ishte ideal për të shmangur manipulimet dhe mashtrimet. Struktura dhe përmbajtja e lartë e yndyrës në lëkurën e deleve, e cila arrin deri në masën 50% në lëkurën e saj, ka bërë që ndërhyrja në tekstet e shkruara nga manipuluesit të mos ishte e lehtë.
Avokatët e asaj kohe në Britaninë e Madhe, sipas studiuesit Sean Paul Doherty, ishin shumë të shqetësuar me vërtetësinë dhe sigurinë e dokumenteve ligjorë, siç dëshmohet edhe nga përdorimi në masë i vulave.
Ndaj për këtë arsye ata gjatë këtyre shekujve përdorën në masë lëkurën e kafshëve për të prodhuar pergamena. Studiuesi analizoi 645 mostra të dokumenteve ligjore, nga arkivat dhe koleksionet private dhe zbuloi se 622 prej tyre ishin në lëkurë deleje.
Arsyeja do të qëndronte në vetitë e saj kundër mashtrimit: lëkura e deleve përbëhet nga disa shtresa, midis të cilave ka sasi të mëdha yndyre.
Për të prodhuar një fletë pergamenë, lëkura ishte zhytur në gëlqere në mënyrë që të thahej yndyra, duke lënë hapësira të zbrazëta midis shtresave të ndryshme.
Kushdo që përpiqej të gërvishte bojën për të modifikuar tekstin e një dokumenti do të kishte shkaktuar shkëputjen e shtresave, ato të sipërmet nga ato të poshtme, duke e bërë të dukshme përpjekjen për mashtrim dhe duke e bërë të pavlefshëm dokumentin.
Megjithatë, sot me zhvillimin e teknologjisë, elementët e sigurisë për dokumentet ligjorë janë zhvilluar shumë dhe pergamena ka mbetur thjesht si një dëshmi e së kaluarës.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...