Lajme

Pse shkoi me urgjencë në Tiranë? Rama zbulon çfarë bisedoi me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 22 September 2022

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku merr pjesë në selinë e OKB-së, ka folur për situatën politike në Shqipëri, sulmet e Iranit dhe takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur nga moderatori i emisionit “Opinion” se përse Kurti erdhi me urgjencë në Tiranë, Rama tha se nuk ishte aspak takim urgjent, ishte një drekë e planifikuar.

Ai tha se në qendër të bisedimeve ka qenë kriza energjetike.

-Advertisement-

Pjesë nga biseda:

Rama: Pse Kurti mbërriti me urgjencë?

Rama: S’ka qenë me urgjencë, ishte një drektë e planifikuar shumë kohë më parë.

Pyetje: Për çfarë keni diskutuar?

Rama: Kemi folur për krizën energjetike. Kosova ka një situatë shumë të vështirë, shumë të vështirë se ne, ka një bazë strukturore shumë të vjetër. Një termocentral të vjetër. Ka një konjukturë jashtëzakonisht të Shqipërisë.

Pyetje: E si mund ta ndihmojmë?

Rama: Kemi folur se si mund të bëjmë më shumë.

Pyetje: Rrezikon Kosova të ketë kufizim?

Rama: Ka. Në dimër mund të ketë shumë më shumë.

Pyetje: A mund ta ndihmojmë Kosovë?

Rama: Ne mund të këmbejmë. Kur ne kemi mundësi të këmbejmë ne këmbejmë, por është e limituar mundësia që ne të ndihmojmë përtej një niveli të caktuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera