Pse shfaqet herpsesi në buzë? Metodat si ta parandaloni dhe trajtoni
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 26 July 2022
Herpesi është një flluskë e vogël dhe e dhimbshme, e mbushur me lëng, që formohet në buzë ose rreth tyre dhe ndonjë herë edhe në gojë.
Simptomat shpesh fillojnë me një dhimbje në zonën ku ato shfaqen, më pas shfaqen disa gunga të cilat shpejt kthehen në flluska dhe në fund në plagë.
Herpesi zakonisht shërohet vetë brenda një ose tre javëve.
Këto plagë njihen edhe si flluska ethesh, ato zakonisht shfaqen në një grup, ndryshe nga një puçërr ose një plagë kanceri.
AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me shkaqet se përse këto plagë shfaqen dhe si mund t’i trajtoni ato.
Nga se shkaktohet herpesi në buzë?
Plagët e dhimbshme rreth buzëve, shkaktohen nga virusi herpes simplex.
Edhe pse fjala “herpes” mund t’ju shqetësojë pasi klasifikohet si një sëmundje seksualisht e trasmetueshme, ju mund të mos e keni marrë atë në rrugë seksuale.
Duhet të dini se herpesi është një virus i zakonshëm, i cili nuk mund të kurohet plotësisht.
Ju mund të përjetoni shfaqjen e këtyre plagëve, një ose disa herë gjatë jetës tuaj.
Disa shkaktarët mund të jenë:
Stresi
Ndonjë sëmundje e pranishme
Lodhja
Ushqime të caktuara
Ndryshimet hormonale
Lëndimi (veçanërisht ai pranë gojës)
Infeksionet
Reagimet alergjike
Ekspozimi i tepërt në diell
A është herpesi ngjitës?
Ekspertët e shëndeti thonë se ai është ngjitës dhe mund të përhapet përmes puthjes, seksit oral dhe formave të tjera të kontaktit lëkurë me lëkurë.
Dhe meqenëse është një virus i përjetshëm, mund ta transmetoni në çdo kohë edhe kur nuk keni plagë aktive.
Si mund ta kuptoni nëse keni herpes?
Nëse vëreni një grup plagësh të vogla mbi ose rreth buzëve, mund të jeni duke përjetuar një shpërthim të virusit.
Por nëse keni vetëm një plagë dhe nuk mund t’a kuptoni saktësisht se çfarë është, konsideroni të kryeni një vizitë mjekësore.
Si mund ti trajtoni këto plagë?
Plagët shpesh largohen vetë brenda pak javësh, por nëse dëshironi të lehtësoni simptomat tuaja, AgroWeb.org ju sugjeron të ndërmerrni disa hapa si më poshtë.
Merrni një ilaç antiviral
Meqenëse plagët shkaktohen nga një virus, ju mund të merrni ilaçe antivirale për t’i trajtuar ato.
Ekzistojnë disa kremëra ose ilaçe, të cilat janë mjaft efektive në përshpejtimin e kohës së shërimit.
Mjafton të konsultoheni me mjekun për të marrë rekomandimin e duhur.
Merrni një ilaç kundër dhimbjeve
Nëse plagët janë jashtëzakonisht të dhimbshme, ju mund të konsideroni marrjen ilaçeve kundër dhimbjeve të cilat janë pa recetë.
Qëndroni larg diellit
Një hap i lehtë që mund të bëni për të shmangur acarimin e plagëve të shkaktuara nga herpesi, është mbrojtja e tyre nga dielli me një krem mbrojtës.
Kjo pasi dielli mund të bëjë që ato të përhapen më tej.
Përdorni akull ose balsam për buzët
Akulli dhe balsami i buzëve mund të qetësojnë lëkurën tuaj, prandaj ekspertët rekomandojnë që ju të provoni t’i aplikoni ato.
Dhe nëse as këto hapa nuk duket se po ju ndihmojnë, bisedoni me mjekun tuaj.
Të tjera
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...