Lajme

Pse Serbia nuk është duke reaguar për djegien e veturave në Veri të Kosovës? Flet Qalaj

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 08 November 2022

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, ku ka thënë se si pasojë e një vendimi të ligjshme nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet të cilit tenton t’i ndalon tagrat e paligjshme “KM” .Sipas Qalës, siguria në veri të Kosovës është degraduar pasi komuniteti serbë i ka bojkotuar institucionet e Kosovës.

“Kemi një degradimi të skajshme nga aspekti i sigurisë në pjesë veriore të Kosovës, si pasojë e një vendimi të ligjshëm legal të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe këtë vendimi e bënë të gabuar vetëm momentumi”, ka deklarua Qalaj.

Qeverisë Kurti ishte kërkuar dhe nga i dërguar i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimi Evropian që të shtyhej vendimi për targat e paligjshme për 10 muaj në mënyrë që të mos pengoheshin bisedimet për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas deputetit të PDK-së.

-Advertisement-

Më tej ai ka thënë nuk është vërtet se institucionet ne veri të Kosovës janë duke funksionuar normalisht.“Është një momentum që është shfrytëzuar mjaftë mirë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pra ia ka kohë që luan herë shpëtimtarin serbë herë heroin serbë e cili ka proklamuar Serbia do të këtë një ndryshim tektonik të politikës sidomos në Kosovë”, ka deklarua Qalaj.

Sipas tij në të kaluarën një për një problem shumë të vogël ishte lajmëruar Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por “Sot digjen vetura dhe nuk ka asnjë reagimi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera