Auto&Tech

Pse s’duhet ta huazosh kurrë mbushësin e telefonit të dikujt tjetër

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 18 September 2019

Të gjithë kemi qenë aty. Celularit ose tabletit po i mbaron bateria dhe ti e ke harruar karikuesin në shtëpi. Nuk bën dëm nëse merr borxh një të tillë nga një pasagjer tjetër në aeroport apo në recepsionin e hotelit… apo jo?!

“Më 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh”, shprehen ekspertët e sigurisë kibernetike.

“Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh”, shprehet Charles Henderson nga IMB security.

-Advertisement-

“Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkëudhëtari që t’ia merrni borxh? Do të shkonit në një dyqan e do të blinit të reja” shprehet ai.

Henderson drejton një ekip hakerash që klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompjuterëve të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta. Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar karikuesit me viruse që mund të “rrëmbejnë” pajisje dhe kompjuterë, ekipi i tij përdor një truk që u mëson klientëve që të bëhen paksa mosbesues ndaj karikuesve të të tjerëve.

Po ashtu, javën e kaluar, në Konferencën e hakerave të mbajtur në Las Vegas, një haker me nofkën “MG” prezantoi një karikues Iphone që e kishte modifikuar, shkruan scan.tv.

Pasi e lidhi me një kompiuter, ai u fut direkt në IP-në e tij dhe e mori në zotërim atë. Hakeri sipërmarrës tha se kishte një numër të konsiderueshëm karikuesish të tillë që po i shiste me 200 dollarë copën.

Gjithsesi, duhet evidentuar fakti se karikuesit me virus nuk janë përhapur masivisht akoma dhe për momentin pjesa më kritike që lidhet me çështjet e sigurisë janë portat e USB-ve që përdoren për karikim nëpër aeroporte dhe ambiente të tjera publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera