Pse rritja e të hyrave në shtet s’është lajm edhe aq i mirë?

Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 05 September 2023
Dy institucionet e Kosovës nga të cilat varet mbushja e arkës së shtetit – Dogana dhe Administrata Tatimore – kanë shënuar rritje të të hyrave në muajt e deritashëm të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Deri më 22 gusht, Dogana ka arritur të mbledhë një miliard euro, duke tejkaluar shumën e vitit të kaluar për 71 milionë euro.
Ngjashëm edhe Administrata Tatimore – ka grumbulluar 515 milionë euro, apo 79 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Për ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të ATK-së, Ilir Murtezaj, janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e performancës së të hyrave tatimore.
“Rritja e llogaridhënies, e përgjegjësisë së stafit, pastaj kampanjat e shumta me të cilat po i bëjmë thirrje komunitetit të biznesit që t’i përmbushë detyrimet tatimore, si dhe automatizimi i shumë proceseve të punës”, veçon Murtezaj.
Për njohësit e çështjeve ekonomike, ky nuk është ndër lajmet më të mira.
Buxheti i shtetit, sipas tyre, do të ishte më i qëndrueshëm sikur të mbushej nga sektori i prodhimit.
“Nëse Kosova ka nivel më të lartë të prodhimit vendor, kjo e shumëfishon qarkullimin e mjeteve brenda tregut të Kosovës – qoftë të parave që vijnë nga diaspora, qoftë të atyre të krijuara nga pagat në Kosovë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Muhamet Mustafa, profesor i shkencave ekonomike në Prishtinë.
“Nëse importojmë gjithçka nga jashtë – qoftë ushqime apo komponentë për ndërtimin e banesave – ky efekt shkon në vendet prej ku importojmë, nuk mbetet në Kosovë”, thotë ai.
Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar – që do të thotë se importon më shumë sesa eksporton – përkundër zotimeve të autoriteteve se do ta forcojnë sektorin e prodhimit.
Si forcohet sektori i prodhimit?
Me reforma ekonomike, thotë Nagip Skenderi, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.
Sipas tij, bizneset në Kosovë vazhdojnë të përballen me probleme të shumta, që i pengojnë të jenë konkurrente në tregjet ndërkombëtare.
Ai përmend këtu: tatimet e larta mbi vlerën e shtuar, normat e larta të interesit për kredi, konkurrencën e pabarabartë e të tjera.
“Kompanitë që arrijnë të eksportojnë, duhet të favorizohen, të mos paguajnë taksa doganore dhe të kenë një çmim konkurrues në tregun ndërkombëtar. Fuqizimi i industrisë prodhuese është bazë për rritje të buxhetit”, thotë Skenderi për Radion Evropa e Lirë.
Në këtë frymë u deklarua më herët edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Në bazë të informacioneve që ka, ai tha se bizneset në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe disa vende të tjera në rajon, kanë politika më të mira fiskale dhe subvencionohen nga shteti.
“Energjia elektrike për prodhuesin në Kosovë nuk është e subvencionuar, ndërsa në vende të tjera kanë lehtësira. Në disa vende, prodhuesit janë të liruar edhe nga tatimet për ambalazhe, ndërsa në Kosovë nuk janë”, tha Rafuna.
Kosova importon shumicën e produkteve – nga mielli deri te materiali ndërtimor – prej shteteve fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian. Kjo, me gjithë faktin se, sipas të dhënave zyrtare, ka rreth 2.400 kompani prodhuese.
Sa është vlera e importit?
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin korrik tregojnë se, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, vlera e importit është rritur, ndërsa ajo e eksportit ka rënë.
Sipas tyre, vendi importoi mallra në vlerë prej 512 milionë eurosh në korrik, apo 10 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të 2022-ës. Vlera e eksportit, ndërkaq, ishte 67 milionë euro, apo 9 milionë euro më pak se një vit më parë.
Nga llogaritja e shifrave të Bankës Qendrore të Kosovës në pesë vjetët e fundit, del se vlera e mallrave të importuara ka arritur në dhjetëra miliarda euro.
Çfarë thotë Qeveria?
Në programin katërvjeçar të Qeverisë aktuale të Kosovës qëndron zotimi për orientimin e ekonomisë kah prodhimi dhe eksporti.
“Qeveria do t’i mbështesë bizneset në blerjen e makinerisë prodhuese dhe përpunuese, duke synuar digjitalizimin e procesit të përpunimit dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe prodhuese”, thuhet në program.
Në korrik, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë e Kosovës ofroi përkrahje financiare, në vlerë prej një milion eurosh, për blerjen e makinave prodhuese dhe përpunuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prodhuese.
Qëllim i përkrahjes së këtyre bizneseve u tha se është rritja e investimeve, rritja e konkurrencës dhe hapja e vendeve të reja të punës.
Në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2023-2025 – dokument mbi bazën e të cilit hartohet buxheti – thuhet, po ashtu, se industria e prodhimit do të jetë prioritet.
“Prioritetet e Qeverisë për periudhën e ardhshme trivjeçare do të fokusohen në riorientimin e ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, rritjes së punësimit të dinjitetshëm për të gjithë…”, thuhet, mes tjerash, në dokument.
Sipas parashikimeve në të, buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3.2 miliardë euro, aq sa është edhe këtë vit.

Të tjera
-
E dhimbshme: I riu nga Lipjani humb jetën në një aksident fatal në Austri
Një tragjedi e rëndë ka prekur familjen Bardhi, pasi që i riu nga Kosova, Alb...
-
Vdes një 22-vjeçar nga Malisheva, u lëndua rëndë në vendin e punës
Një 22-vjeçar nga Malisheva ka vdekur, pasi ishte lënduar para pesë dite në v...
-
Osmani godet Qeverinë që refuzoi propozimin e saj për t’ia hequr taksën SHBA’së: Turp, i kemi vënë tarifa aleatit ekzistencial, Serbisë zero
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Rubikon të Klan Kos...
-
Takimi ministrat e BE’së dhe Ballkanit Perëndimor, Kallas: Temë diskutimi bashkëpunimi në “mbrojtje dhe siguri”
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri...
-
Shpërthen zja* rri në afërsi të Muzeut të Kosovës
Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës në afërsi të Muzeut të Kosovës n...
-
Presidentja falënderon Erdoganin dhe gruan e tij: Kosova po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin turk, Recep Ta...
-
Edhe një vit në Presidencë, Osmani: Mos u bëni merak për të ardhmen time, e ardhmja e Kosovës duhet të diskutohet
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së fundmi ka dhënë një intervistë për RTK...
-
Kurti: Forcimi i ushtrisë dhe mbrojtja e Kosovës, obligim nga sakrifica e dëshmorëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se forcimi i ushtrisë dhe m...
-
Doktori i Trumpit thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore
Presidenti amerikan Donald Trump është në “shëndet të shkëlqyer”, thotë mjeku...
-
Dy njohje brenda një muaji, Osmani: Një ritëm i cili nuk do të ndalet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi në kuadër të ...
-
Ky është personi që vdiq nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Klinë
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur ngushëllime për vdekj...
-
Vdes ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi
Ka vdekur ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi. Lajmi u bë i ditur n...