Lajme

Pse reciprociteti për targa funksionoj, kurse reciprociteti për tarifën 100%- jo?

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 30 September 2021

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka bërë një analizë të shkurtër të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Me këtë rast, ai ka thënë se kjo marrëveshje i jep katër mesazhe, shkruan Gazeta Infokus.

Në vijim shkrimi i plotë i tij:

-Advertisement-

Tani qe te gjithe e lavderojme arritjen e marreveshjes e kuptojme edhe nje gje: dialogu nuk eshte i demshem. Nuk ka dialog te mire, ose dialog te keq. Ka negociata te mira dhe negociata te keqija.

Kater mesazhe nga arritja e marreveshjes:

  1. Barazi, pas 10 vitesh pabarazie.
  2. Reciprocitet: po, por te arsyeshem. Reciprocitetin duhet perdorur si gjilponen, jo si shpate. Me fjale te tjera, Serbise i pergjigjemi me te njejten monedhe, por jo me shume. Arsyeja pse reciprociteti per targa ka funksionuar, e reciprociteti me tarif 100% jo, eshte sepse e para ka qene mase proporcionale dhe e arsyeshme, ndersa e dyte mase joproporcionale dhe e paarsyeshme.
  3. Vuciqi ka thene se refuzoj cdo marreveshje pa u terhek paraprakisht ROSU nga veriu. Arsyetimi i tij ishte se nuk mund te negociohet nen “tymin e pushkave”. Sot ai pranoj marreveshjen, pa terheqje paraprake ROSU-se dhe nen “tymin e pushkave”. Pra, perdorimi i arsyeshem i forces eshte pranuar nga komuniteti nderkombetar si standard ne procesin e dialogut per normalizimin e marredhenieve.
  4. Vlera me e madhe e vendimit te Qeverise per reciprocitetin eshte rikthim i vemendjes se komunitetit nderkombetar per zgjidhjen e status-quos ne mes Kosoves dhe Serbise. Pra keto dite, me ceshtjet e pazgjidhura ne mes Kosoves dhe Serbise u murr i giithe komuniteti ndekombetar. Sekretari i Pergjithshem i NATO-se personalisht u perfshi ne procesin e normalizimit te marredhenieve, ndersa Perfaqesuesi Special i SHBA-ve fluturoj nga Ëashingtoni per tu siguru se do kete marreveshjes sot. Tani, pas perfundimit te proceseve zgjedhore ne Kosove dhe Serbi ky momentum duhet mbeshtetur dhe shfrytezuar per marreveshjen perfundimtare ligjerisht te obligueshme ne mes dy vendeve. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera