Shëndetësi

Pse po përhapet kaq shpejt Covid-19?- Shefi i zyrës së OBSH tregon 3 gabimet që bëjmë çdo ditë!

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 15 July 2020

Përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skënder Syla, me anë të një postimi në rrjete sociale shpjegon se përse po përhapet kaq shpejt COVID-19.

“Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë”, këto janë 3 gabime të cilat Syla thotë se nuk duhet ti bëni.

Secili mund të jetë i infektuar dhe gjithmonë duhet të mbajmë maskë në mënyrë që të mbrojmë veten dhe të tjerët pranë nesh, shton më tej Syla.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Pse po përhapet kaq shpejt COVID-19, përpos tjerash edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar; Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë. Mos bëni këto 3 gabime më lart. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar. MBANI MASKË përherë jo për dekor por për të mbuluar gojën dhe hundën. Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera