Pse po ndodhin gjithë këto krime? Sociologu tregon se çfarë po ndodh me shoqërinë kosovare

Autori: Ermirë Berisha
17:19 | 03 December 2022
Opinioni kosovar kohëve të fundit është tronditur nga disa ngjarje tragjike që kanë goditur vendin njëra pas tjetrës në një kohë relativisht të shkurtër, si dhunimi i 11 vjeçares, vrasja makabre e mësueses me sëpatë nga bashkëshorti, ekzekutimi i 35 vjeçares shtatzënë e raste të tjera dhune që nuk janë bërë shumë mediatike.
Pa dyshim që një rol tejet të rëndësishëm ka edukimi dhe emancipimi i shoqërisë që të mos ndodhin raste të tilla në të ardhmen.
Por cilat janë rrethanat që ndikojnë në fëmijëri, që një individ të shndërrohet në një problematik potencial në të ardhmen.
Sociologu, Rehjan Fejza, ka treguar ekskluzivisht për Gazetën inFokus, pikat kyçe që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit mendor të një fëmije, duke e rikthyer si në njëri problematik në të ardhmen.
“Në rastin konkret kemi të bëjmë me një vrasës që e dallon peshën e fajit në raport me kriminelët e tjerë që mund të jenë grabitës banke p.sh. Për të arritur këtu fëmijës i duhet t’i ekspozohet shumë veprimeve e manifestimeve nga habitusi, njerëzit që e rrethojnë, veprime këto që lënë probleme psikologjike e psikike në fëmijën. Gjithashtu edhe veprimet që nuk janë direkt me impakt psikik por shkaktojnë deformime dhe episode të rënda mendore janë poashtu një nga arsyet që fëmija potencialisht po sa të rritet të mësohet të rrëmbej gjithçka me forcë. Fëmijët qe u ekspozohen dhunës psikologjike, fizike, seksuale etj janë të presupozuar që të kenë probleme të tilla në të ardhmen. Për mendimin tim, sidomos dhuna psikologjike është më e renda për kategorinë e fëmijëve të cilët mund të jenë më emocional, empatik apo fëmijë që karakterizohen me mbiemra invalidor psikik. Fëmijët që obligohen të shfaqin dhunë ose ta përjetojnë atë për të arritur tek një qellim i caktuar janë të kanalizuar që atë ta shfaqin edhe në kohën e pubertetit, të rinisë dhe gjithashtu edhe gjatë kohës kur janë moshë madhore. Por jo gjithmonë” ka thënë sociologu.
Gjithashtu sociologu Fejza, ka treguar se çfarë duhet të kenë prindërit parasysh që fëmijët të rriten me një mendje të shëndoshë.
“Kultura jonë shoqërore ka ngecje të renda në bazat e saj. Duke qenë si shoqëri me zhvillim ‘infrastrukturor’ fill pas lufte, po na jep shpesh përshtypjen që kemi arrite t’i tejkalojmë shumë barriera e qe nëse hyjmë në popullin e thjeshtë kemi ende ngecje të rënda. Janë disa rryma kulture që aspirojnë të mbërrijnë tek familja, si duhet apo si do të duhet të rregullohet familja, prindërimi e gjithçka tjetër. E rëndësishme është të kuptohet së pari nga prindërit e pastaj edhe nga fëmijët se diskriminimi është krim dhe përveç që do të duhej të dënohej nga shteti ai duhet te jete i dënueshëm edhe moralisht. Pra, mendoj që së pari prindërit duhet të mos diskriminojnë as te mos bëjnë veprime diskriminuese në sytë e fëmijëve dhe të jenë shume më rigoroz ndaj fëmijëve të tyre kur shfaqin doza të sjelljeve të liga, diskriminimi apo çasje pabarazie ne raport me të tjerët”, ka deklaruar Fejza për inFokusin.
Por sipas tij, një nga faktorët kryesor që shkaktojnë probleme në shoqëri janë institucionet arsimore.
“Shkolla është institucioni që prodhon më se shumti probleme diskriminuese ne shoqëri. Duke filluar nga tekstet shkollore që kanë gabime të renda e që edhe pse janë bërë analiza e rekomandime nga ekspert të fushës, tekstet vazhdojnë me qenë të njëjtat që përmbajnë diskriminim brenda tyre. Poashtu mësuesit janë shtrese problematike, të cilët pasi qe marrin një diplome dhe pasi që marrin kontratën e punës nga DKA-te askush asnjëherë nuk i teston dhe nuk i mbikëqyrë se çfarë po u mësojnë fëmijëve. Jemi dëshmitar të shumë rasteve se mësuesi vet ka diskriminuar një nxënës e që është mësim për nxënësit e tjerë, duke i nxitur ne diskriminim te shokut/shoqes së tyre e pastaj gjatë jetës e manifestojnë edhe në shoqëri të njëjtën sjellje”, është shprehur sociologu./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Prej sot, biletat e trafikut urban më shtrenjtë
Një biletë e rregullt autobusi, njëdrejtimëshe, do të ketë çmimin 50 centë, a...
-
Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë a...
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...