Lajme

Pse partnerët e koalicionit po ia kthejnë shpinën Haradinajt për taksën, sipas Kusari-Lilës

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 02 March 2019

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari Lila në një intervistë për Periskopin ka thënë se taksa ndaj Serbisë është vendim i mirë por i pamenduar dhe i pamenagjuar si duhet. Duke komentuar faktin që kryeministri Ramush Haradinaj u la i vetëm nga partnerët e koalicionit qeveritar për këtë vendim, Kusari-Lila thotë se kjo tregon se ata nuk kanë asnjë vizion për shtetin e as për orientimin që duhet ta ketë Kosova, përcjell inFokus.

Kusari-Lila mendon se Haradinaj nuk ka asnjë kompetencë mbi ministritë e udhëhequra nga partitë bashkëpunuese, madje as në atë të Labit, siç thotë ajo të cilën e mban Ekrem Mustafa nga Ferizaji.

Nuk është as kjo për t’u befasuar, sepse kryeministri asnjëherë s’ka qenë kryeministër i mirëfilltë. Kryeministri ka qenë koordinator i partive të koalicionit në pushtet edhe secili e ka kryer detyrën e vetë si njëfarë mini-kryeministri në vilajetin e vetë. Tash kur kjo është shpërfaqë në këtë mënyrë, tash po duket më dramatike, por të jemi të sinqertë, kryeministri se ka asnjë kompetencë në ministritë që udhëhiqen nga Nisma, nga PDK’ja në ministritë që udhëhiqen nga AKR’ja ose në ministrinë që udhëhiqet nga Labi, për këtë arsye në emërimin që e ka bë. Dmth është një kryeministër i cili më së paku deri tash e ka ushtruar detyrën e kryeministrit edhe tash ky pozicionim haptas kundër tij nuk është asgjë tjetër përveç prezantim i dobësisë që këta e kanë pasë prej fillimit. Unë personalisht s’jam fare e befasuar për arsye se qëndrimet këta edhe ashtu i kanë pasur individuale dhe për interesa të ngushta. Tash ku është interesi i vendit, këta po shihet që nuk e kanë asnjë vizion për shtetin e as për orientimin që duhet ta ketë shteti i Kosovës’, ka thënë Kusari-Lila për Periskopin.

-Advertisement-

Tutje për paralajmërimet e SHBA’së për sanksione të mundshme ndaj Kosovës për shkak të mos heqjes së taksës, deputetja e Alternativës thotë se është situata më e keqe për vendin nëse veç lëkundet partneriteti me SHBA’në.

Nënkuptohet që sikur taksa të kishte një kusht të realizueshëm dhe një kusht i cili do të jetë i matshëm, në këtë rast edhe i prezantuar siç duhet tek të tjerët, Serbia do të ishte në presion për t’I realizuar kërkesat e Kosovës e jo siç ndodhi me vendosjen e taksës ku ideja e menduar nuk ishte e realizuar mirë, për arsye se tash jemi në një pozicion në të cilin duhet të vendosim midis taksëës dhe partneritetit me SHBA’në. Që situata më e keqe e mundshme për një vend si Kosova është partneri dhe mbështësi kryesor që nga ditët e vështira deri në krijimin e shtetit . Kjo është bastardu me komunikimin që ka mungu prej fillimit mes Kryeministrit dhe Presidentit’’, ka thënë Kusari-Lila.

Tutje ajo fajtorë i lë edhe presidentin Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj për mos komunikim dhe thumbim ndaj njëri-tjetrit. Madje Kusari-lila mendon se asnjëri më s’kanë mbetur të udhëeqin postet që mbajnë.

‘’ Me thumbimin që ia bëjnë njëri-tjetrit përmes qoftë akademive përkujtimore ose deklarimeve në media, por asesi të ballafaqohen njëri me tjetrin dhe të mundohen të gjejnë zgjidhje, qoftë shkuarja në zgjedhje apo realizimin e një situate. Që të dy humbën sensin dhe tash në një situatë cfare gjendet Kosova kanë treguar se nuk janë as për interes të shtetit e as nuk dijnë se çka është shtetndërtimi. Mendojnë vetëm për veten e tyre, për egot e tyre e në veçanti nuk i bren fare ose nuk e marrin përgjegjësinë e peshës institucionale të ndikimit ose dëmit që munden me ia bë shtetit. Në këtë moment është dëshmu me për Kosovën as Hashim Thaçi e as Ramush Haradinaj nuk janë liderët që duhet të jenë në krye të pozitave që i mbajnë’’, shton Kusari-Lila.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk po pranon të zmbrapset nga vendimi për vënien e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Për dallim prej tij, partneri më i madh i koalicionit, PDK-ja, nuk po resht së kërkuari pezullimin e tarifës prej 100 për qind. Së këndejmi, gjatë së premtes shefi i ekzekutivit është shprehur i indinjuar sikurse me PDK-në, ashtu edhe me partneren tjetër të koalicionit, Nismën Socialdemokrate

Haradinaj ka nisur të ndihet i braktisur nga partnerët e koalicionit qeverisës sa i përket çështjes së taksës.

Gjatë ditës së djeshme shefi i ekzekutivit ka akuzuar partnerët e koalicionit, kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe liderin e Nismës Fatmir Limajn, për ndërrim qëndrimesh sa i përket tarifës së vendosur ndaj produkteve serbe. Përderisa Haradinaj po këmbëngul që taksa nuk duhet të hiqet pa pasur një marrëveshje për njohje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera