Fokus

Pse nuk u filluan punët për restaurimin e “Sahat Kullës”, flasin nga Komuna e Prishtinës

Autori: Elvira Haxhiu 17:48 | 24 March 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditë më parë kishte paralajmëruar se punimet për restaurimin e “Sahat Kullës”, do të fillonin në javën e 21 marsit.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në një përgjigje për Gazetën Infokus, nga Komuna e Prishtinës kanë njoftuar se punimet janë shtyrë për shkaqe teknike.

-Advertisement-

“Punimet do të fillojnë në javën e tjetër”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Restaurimi i këtij objekti do të bëhet në bashkëfinancim mes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP dhe Komunës së Prishtinës.

Por, siç duket tek sot është zhvilluar një takim mes UNDP-së dhe Drejtorisë së Kulturës, ku sipas këtyre të fundit u diskutua për mbarëvajtjen dhe fillimin e punimeve ani pse i pari i

Prishtinës paralajmëroi se punimet do të fillonin me 21 mars.

“Në takimin e sotëm me UNDP u diskutua për planin dinamik, mbarëvajtjen dhe fillimin e punimeve”, kanë njoftuar nga komuna.

Se ky projekt është bashkëfinancim me UNDP-në dhe ka nisur në kohën kur kryetar komune ishte Shpend Ahmeti për Gazetën Infokus e konfirmoi ish-drejtori i Kulturës në kryeqytet, Adrian Berisha, ku sipas tij projekti është në një fazë ku UNDP është duke kontraktuar kompaninë e cila do të bëjë restaurimet.

“Do me thënë tashmë jena në një faze ku UNDP është duke kontraktu kompaninë, për arsye se ky projekt është bashkëfinancim në mes të Komunës së Prishtinës dhe UNDP-së dhe UNDP-ja është duke e
kontraktu kompaninë për fillimin e restaurimit të punimeve”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, ai beson se këto punime do të fillojnë në muajin prill, por që kjo mbetet të shihet nën udhëheqjen e re të kësaj komune.

“Besoj shumë që këto punime kanë me fillu në muajin prill”, përfundoi ish-drejtori i Kulturës në Komunë të Prishtinës.
Kujtojmë se marrëveshja për bashkëfinancimin e restaurimit të “Sahat Kullës” ndërmjet komunës dhe UNDP-së është nënshkruar në korrik të vitit të kaluar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera