Lajme

Pse nuk pranuan të bëhen ministra Milaim Zeka, Bilall Sherifi dhe Valdete Bajrami?

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 09 September 2017

Milaim Zeka, Bilall Sherifi dhe Valdete Bajrami nuk kanë pranuar që të marrin ndonjë post ministror në qeverinë Haradinaj.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka treguar për lajmi.net se ai, Bilall Sherifi dhe Valdete Bajrami kanë pasur oferta nga partia që të bëhen ministra.

“Valdete Bajrami nuk pranoi të jetë ministre, ajo do të jetë në një post në qeveri por ministresh nuk deshi të jetë. Ka me mbajt një post të cilin ajo vet e ka përzgjedhur”, ka thënë Zeka.

-Advertisement-

“As unë dhe As Bilall Sherifi nuk kemi pranuar të jemi ministra, kemi pasur oferta, por kemi dashur të mbesim vetëm deputetë”, deklaroi Zeka për lajmi.net.

Nga radhët e Nismës për Kosovën ministra do të jenë: Shyqeri Bytyqi, Bajram Hasani dhe Skënder Reçica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera