Lajme

Pse nuk po arrihet marrëveshja për koalicion LVV-LDK?

Autori: Hateme Smajli 20:58 | 09 January 2020

Një ditë më parë thuajse ishte arritur marrëveshja e shumëpritur.

Pritej vetëm nënshkrimi i Albin Kurtit dhe Isa Mustafës për të iu hapur rrugë formimit të institucioneve të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

E “Koalicioni i shpresës” nuk u arrit dhe nuk u nënshkrua as në takimin e së enjtes.

-Advertisement-

Ajo çka e prishi nënshkrimin e marrëveshjes del të jetë një ofertë e re që LDK’ja i bëri VV-së në takimin e fundit që u mbajt të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Gazeta inFokus ka raportuar se në këtë ofertë të re Lidhja Demokratike e Kosovës e rriti pazarin duke kërkuar shtatë ministri dhe të gjithë zëvendësministrat.

Kjo parti përmes një komunikatë për media e konfirmoi që në këtë takim pati një ofertë të re për VV’në.

Mirëpo nga kjo e fundit nuk pati ende as edhe një reagim. Vetëvendosje vazhdon të hesht edhe pas përfundimit të takimit të së enjtes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera