Shëndetësi

Pse nuk duhet të flesh i inatosur

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 25 September 2017

Njerëzit e martuar thonë gjithmonë: mos u shtrini për të fjetur kur jeni ende të inatosur.

Kjo këshillë duket se nuk është vetëm për hir të marrëdhënies burrë-grua, por ka edhe anën e vet shëndetësore. Një kërkim i ri shkencor ka dalë në përfundimin se të biesh për të fjetur me inat përbrenda e prish gjumin.

Duke marrë parasysh se gjumi i keq ose mungesa e tij çon në probleme me shëndetin mendor, shtim në peshë dhe ulje të produktivitetit në punë, atëherë problemi është i madh.

-Advertisement-

Psikologët e Universitetit të Ajovës i bazojnë përfundimet e tyre nga vëzhgimi i 436 vullnetarëve. Ata që i zinte gjumi ende të inatosur me diçka gjatë ditës, bënin një gjumë më të parehatshëm në krahasim me të tjerët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera