Pse nuk duhet të debatoni kurrë me askënd në Facebook
Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 21 Shtator 2022
Le të jemi të sinqertë:shumica prej nesh janë fajtorë për një ose dy gafa në Facebook. Kush është më e rënda prej tyre? Ekspertët e rrjeteve po na paralajmërojnë të largohemi nga tastiera, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet kryesore. Sipas tyre, problemi nuk është vetëm se po bëni shumë “share” në Facebook.
Studimi më i fundit, këshillon të reagoni ndryshe ndaj një komenti që lexoni në internet.
Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë dhe studiues të Universitetit të Çikagos rekrutuan 300 vullnetarë për të lexuar, parë një video, apo për të dëgjuar argumente rreth temave të diskutueshme, shkruan bota.al.
Më pas, pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve rreth opinioneve me të cilat ata nuk binin dakord. Rezultatet? Njerëzit që dëgjonin ose shihnin dikë që fliste me zë të lartë mbipikëpamjet e kundërta, kishin më pak gjasa ta karakterizonin folësin si “të painformuar ose të pashpirt”.
Ndërkohë, ata që i lexuan argumentet, ishin më shpërfillës ndaj mendimeve të kundërta. Disa ekspertë e shpjegojnë këtë me anonimitetin e perceptuar të rrjetit botëror. “Njerëzit janë shumë më të guximshëm në Facebook sesa në jetën reale”- thotë Uendi Mensell, drejtoreshë e Shkollës Kanadeze të Protokollit dhe Etiketave.
“Ekziston një shkëputje midis asaj që shkruajnë, dhe mënyrës se si do të silleshin në rrethana të tjera. Dhe shpesh ata harrojnë se fjalët e tyre mund të ofendojnë njerëzit. Mediat sociale na bëjnë më të ekspozuar ndaj të tjerëve, dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë mesazhi po i paraqesim botës”-shton ajo.
Në dritën e këtyre gjetjeve, studiuesit i këshillojnë njerëzit që t’i sheshojnë mosmarrëveshjet midis tyre duke folur me njëri-tjetrin personalisht, në vend se të përdorin tastierën e kompjuterit. Ndërsa është e lehtë që temperamentet e njerëzve të shpërthejnë në mediatsociale, komunikimi ballë për ballë mund të zbusë mosmarrëveshjet dhe madje të krijojë kompromis, thonë ata.
Prandaj herën tjetër që josheni të bëheni pjesë e debati veçanërisht pasionant në Facebook, kujtohuni të planifikoni më mirë një kafe apo një telefonatë me personin në fjalë. Na besoni, kjo mund të shpëtojë reputacionin por edhe marrëdhëniet tuaja.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...



































