Lifestyle

Pse njerëzit nuk po bëjnë më sèks si më parë!

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 24 February 2021

Ka kaluar një vit që nga fillimi i pàndemisë dhe jeta sèksuale e të gjithëve është ende në vështirësi. Gjatë ditëve të hershme të pàndemisë shumë njerëz që nuk jetonin me një partner ishin të mërzitur nga mbyllja që dëmtoi jetën e tyre sèksuale. Por tani është shkurti i vitit 2021 dhe nuk ka më njerëz të tërbuar për marrdhënie sèskuale, vetëm konferenca për shtyp në orën 17:00 dhe shëtitje të trishtueshme gjatë ditës.

Monotonia e bllokimit ka dëmtuar çdo aspekt të jetës sonë. Olivia ka jetuar me të dashurin e saj që nga viti 2019 dhe thotë se bashkëjetesa gjatë bllokimit ka ndryshuar dinamikën e marrëdhënies së tyre, veçanërisht mënyrën e marrëdhënieve të tyre sèksuale.

“Ne jemi bërë më shumë si çiftet stereotip, të vjetër të martuar. Nuk e kam problem. Është bukur të përqafohemi dhe të shikojmë filma,” thotë ajo. “Ne ende bëjmë marrëdhënie sèksuale një herë në javë, por është më pak spontane.”

-Advertisement-

Për Loren dhe të dashurin e saj, ishte korònavirusi që i ndaloi ata të bënin seks. Pasi u ínfektua vitin e kaluar, Loren filloi të lexonte studime të cilat tregonin se vírusi mund të kishte një efekt negativ të qëndrueshëm në epshin e njerëzve. Ndërkohë që njerëzve me partnerë u është dashur të ndryshojnë mënyrën se si bëjnë sèks, nëse jeni beqarë, historia ka qenë edhe më e komplikuar. Shumicën e kohës gjatë pàndemisë, marrëdhënia sèksuale ka qenë kundër rregullave. Në gusht të vitit të kaluar, shoqata Terrence Higgins Trust publikoi udhëzime se si të bëni sèks të sigurt, të cilat përfshinin kryerjen e marrëdhënieve sèksuale duke mos u puthur dhe duke vendosur një maskë gjatë seksit dhe të lani duart para dhe pas marrëdhënieve sèksuale. Një muaj më vonë, Departamenti i Shëndetësisë në SHBA lëshoi ​​udhëzimet e tij, duke paralajmëruar çiftet në fazat e hershme të një marrëdhënieje që të ndjekin rregullat e distancimit shoqëror, por duke shtuar se njerëzit në marrëdhënie të konsoliduara mund të bënin sèks.

Phoebe është beqare dhe jeton me familjen. “Unë bëja sèks me të njëjtin djalë midis qershorit dhe tetorit,’’ shpjegon ajo. “Qeveria nuk ka marrë parasysh njerëzit që janë në një marrëdhënie por që nuk jetojnë së bashku. Unë mendoj se të shkuarit në shtëpinë e një personi tjetër për lidhje emocionale ose sèksuale nuk do të ndikonte aq shumë në normat e ínfeksionit, për sa kohë që secili person do të ishte i kujdesshëm. Njerëzit kanë nevojë për kontakt njerëzor dhe nëse jetoni vetëm ose me prindërit tuaj, nuk merrni shumë nga ai kontakt. Është e bezdisshme, por unë nuk dua të shkel rregullat e bllokimit dhe ligjin për të takuar atë. ”

Jeta mes kàrantinimeve të herë pas hershme ka ndryshuar mendimin që 28-vjeçarja Jay ka ndaj sèksit dhe takimeve. “Kam bërë sèks me ishin tim gushtin e vitit të kaluar”, thotë ajo. “Nuk bëra mirë dhe që atëherë vendosa ta fokusoj energjinë time në gjëra të tjera, si palestra. Sidoqoftë jam ende beqare. Jam zotuar të vazhdoj kështu sepse është për të mirën time.” Shumicës së beqarëve, intimiteti është ai që iu mungon më shumë nga bota para-pàndemike.

“Më mungon vëmendja,” thotë Jade. “Unë isha e lumtur kur isha beqare sepse dilja jashtë, vishesha bukur dhe ndihesha mirë me veten, por tani jam vetëm në shtëpi e veshur me pantallona sportive.” Përsa i përket Fibit, përveç sèksit ajo po pret me padurim zhdukjen e kufizimeve edhe për arsye të tjera: “Dua të shoh miqtë e mi dhe të rri me ta po aq sa dua të bëj sèks”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera