Pse në veri nuk paguajnë për rrymë? Fejzullahu flet për një letër që e ndaloi shkyçjen
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 25 January 2022
Me një letër të komandantit të KFOR-it në vitin 2009, Kosovës i është ndaluar që t’i shkyç nga rrjeti elektrik serbët në veri të vendit, ani pse ata nuk paguajnë për rrymën që e shpenzojnë. Këtë informacion e tha sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu.
I pyetur se pse pjesa veriore e vendit nuk është përfshirë në raportin ku ZRRE-ja shqyrtoi dhe propozoi shtrenjtimin e rrymës, Fejzullahu tha se për energjinë e papaguar elektrike në veri, ky institucion është paditur nga Avokati i Popullit dhe si pasojë e kësaj çështjeje gjyqësore, çmimin e rrymës së papaguar në katër komunat veriore e paguan Qeveria e KOSTT-i.
“Edhe ajo pjesë ka qenë e përfshirë në tarifat e energjisë elektrike deri në vitin 2018. Avokati i Popullit ka ngrit një ankesë dhe e ka paditë ZRRE-në për të cilën jemi në proces gjyqësor. Ajo kosto nga viti 2017, dhjetor të vitit 2017 është hequr apo nuk është barrë e konsumatorëve dhe ajo ka kaluar përmes buxhetit të Kosovës, pastaj është mbuluar nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja. Meqenëse ia ka ndaluar gjykata që ta përfshijë këtë kosto, ne nuk e kemi marrë parasysh as në kalkulimet e mëhershme meqenëse jemi në proces gjyqësor”, tha ai.
Fejzullahu tha se ky është problem politik, ndërsa tregoi se komandanti i KFOR-it në vitin 2009 kishte kërkuar që komunat veriore të mos shkyçen nga rrjeti energjetik.
“Sa për informimin e publikut, në 2009-ën kemi pasur edhe zyrtarisht letër nga komandanti i atëhershëm i KFOR-it i cili ka kërkuar që këto katër komuna nuk guxon të shkyçen nga rrjeti energjetik, e për të cilën kanë qenë të informuar të gjithë, edhe kryeministri i atëhershëm, edhe presidenti, edhe kryetari i Policisë dhe të gjitha institucionet, për shkak se ajo është zonë ku jetojnë komunitetet e ndryshme dhe rritet pasiguria”, tha ai.
Për konsumatorët që preken nga shtrenjtimi i rrymës që e ka propozuar ZRRE-ja, kryesuesi i bordit tha se bashkëndien me ta.
“Unë kërkoj ndjesë nashta dhe bashëndjej me ata konsumatorë sepse nuk kanë alternativë tjetër. Nuk është ZRRE-ja e cila do t’i ofrojë alternativat për furnizim me energji elektrike. ZRRE-ja duhet t’ua reflektojë koston maksimalisht secilës kategori të konsumatorëve aq sa i kushton sistemit”, tha ai.
Të tjera
-
Abelard Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mund ta nxjerrë dikush nga skandalet
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Alb...
-
Ish-ministri Bajrami përgënjeshtron Kurtin: Doracakët s’janë hartuar kur unë udhëheqja MASHTI-n
Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka përgënjeshtruar kryeministrin e Kos...
-
Musliu-Shoshi i reagon Kurtit: Propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ...
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025
Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjit...
-
“Baci” – Pecit: Qetësohu, përmbaju…
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministrit Faton Peci në lidh...
-
Bedri Hamza poston fotografi me Taulant Xhakën: Krejt familja Xhaka beson se Kosova mundet ma mirë
Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrah...
-
Peci me ‘Milka’ në dorë- Shpotitje ndaj Stavilecit apo lapsus gjatë promovimit të prodhimit vendor?
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një video promovuese të punës së tij në ...
-
Abdixhiku: Kushtrimi bie për ata që kanë zemër e mendje të dëgjojnë, bëhu ti ndryshimi
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën ka mbajtur tubim në Istog, nga...
-
Vëllai ia mori 100 mijë euro grant, Fitore Pacolli shtyhet “fort” me llogari fals në Facebook
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, po zhvillon “luftë hibride...
-
Besian Mustafa publikon një video pas postimit te Kurtit: Qe dëgjojeni Nagavcin duke e mbrojtë kurrikulën që e keni miratuar
Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie...
-
Reagon Pacolli pasi e akuzoi ministri Peci për vrasjen e një heroi, e quan “spec”
Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, iu ka kundërpëgjigjur ministrit të Bujqës...
-
Kica -Xhelili Kurtit: LDK’ja ju gjunjëzoi
Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit...