Pse në Kosovë të mos aplikohet modeli i Bashkësisë së komunave (BNJVL) në Maqedoninë e Veriut?

Autori: Gazeta inFokus
16:36 | 12 November 2022
Në Maqedoninë e Veriut në kuadër të kornizës ligjore të vetqeverisjes lokale funksionon Bashkësia e komunave apo Asociacioni i quajtur BNJVL (Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut), që bashkon të gjitha 81 komunat dhe Qytetin të Shkupit si anëtare të saja.
BNJVL është asociacion i vetëm nacional, një model i avancuar që bazohet në koncensus të përgjithshëm shtetëror, duke eliminuar vijat ndarëse etnike.
Në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë mbi 15 komuna etnikisht të pastra me banorë shqiptarë dhe ato të përziera me dominancë shumice shqiptare, megjithatë janë pjesë e BNJVL-së.
Ky model mund të jetë i zbatueshëm dhe një lloj kompromisi në Kosovë që eliminon çdo tendencë të planeve apo prapaskenave ndarëse, që tashmë janë shqetësim për Qeverinë e Kosovës.
BNJVL si qendër unike ka si mision koordinimin e aktiviteteve për punën e njësive të vetëqeverisjes lokale, me qëllim të realizimit më thelbësor të aspiratave dhe përpjekjeve për ngritjen e kualitetit të realizimit demokratik të proceseve me karakter lokal.
Për realizimin e qëllimeve të cilat pa dyshim janë unike, BNJVL gjeti mekanizma për përfshirje aktive të të gjitha kapaciteteve intelektuale dhe teknike të komunave duke formuar komisione të cilat i përfshijnë të gjitha sferat e decentralizimit.
Për funksionim efikas, konform Statutit, BNJVL i ka këto organe:
– Kuvendi Gjeneral, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 9 delegatĂ« (81 kryetarĂ« komunash dhe 9 anĂ«tarĂ« tĂ« Komitetit tĂ« kĂ«shillave tĂ« BNJVL-sĂ«)
– Bordi drejtues, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 22 anĂ«tarĂ« (19 kryetarĂ« komunash dhe 3 anĂ«tarĂ« tĂ« Komitetit tĂ« kĂ«shillave tĂ« BNJVL-sĂ«)
– Bordi mbikĂ«qyrĂ«s, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 6 anĂ«tarĂ« (5 kryetarĂ« komunash dhe 1 anĂ«tar tĂ« Komitetit tĂ« kĂ«shillave tĂ« BNJVL-sĂ«)
– Komiteti i kĂ«shillave, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 9 anĂ«tarĂ«
Përkrahje të punës së këtyre trupave i jep administrata e BNJVL-së, me 16 të punësuar. Gjatë proceseve të bashkëpunimit , BNJVL krijoi listë të gjatë ekspertësh nga lëmi të ndryshme që sipas nevojës angazhohen për dhënien e mendimeve të ekspertëve.
BNJVL vepron edhe në nivel ndërkombëtar. Ajo është anëtare e CLRAE-Kongresi i pushteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, CEMR-Kongresi i komunave dhe rajoneve evropiane, NALAS, Rrjeti i asociacioneve nacionale të pushteteve lokale nga vendet e Evropës Juglindore, ALDA-Asociacioni i agjencioneve për demokraci lokale dhe e Komitetit të përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian.
BNJVL kontribuon për zhvillimin e demokracisë lokale dhe zbatimin e suksesshëm të decentralizimit të pushtetit dhe jep kontribut aktiv në përpjekjet e vendit për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Dëshmi për këtë është fakti që në raportet e Këshillit të Evropës, për përparimin e vendit, aktivitetet e BNJVL-së janë paraqitur si tejet të rëndësishme për zhvillimin e procesit të decentralizimit.

TĂ« tjera
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...
-
Konjufca: Zyrtarët nga Washingtoni e Brukseli kanë dalë prej binarëve të planit, e kanë Asociacionin në qendër
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se plani franko-gjerman e ka në qendë...
-
Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon përpjekjet për formim...
-
Së shpejti raportet për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Raportet përfundimtare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna të...
-
Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Çfarë ka ndodhur me objektin e qeverisë që ndodhet në “Gërmi”, supozohej të ishte Qendër Protokollare
Edhe pas 15 viteve, ende ka mbetur pa u përfunduar Shtëpia e Protokollit në p...
-
Mbi 16 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi e Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë e Sirinë është ...
-
Presidenti ukrainas Zelenskiy, vazhdon vizitat në kryeqytetet evropiane
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkon të enjten në Bruksel, në vazhdë...
-
Konjufca mesazh Escobarit për Zajednicen: Pa kryeministrin nuk bëhet, unë e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka komentuar një deklaratë t...