Lajme

Pse në Kosovë po bëhet vaksinimi pa doreza? Reagon infektologu

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 30 March 2021

Infektologu i Klinikës infektive, Arben Vishaj ka thënë se dorezat gjatë vaksinimit për COVID-19 janë të domosdoshme.

Në një prononcim për Gazetën inFokus, infektologu, Arben Vishaj ka thënë se dorezat duhet të përdoren gjatë vaksinimit.

“Patjetër që duhet me u përdor doreza gjatë vaksinimit, janë të domosdoshme”, ka thënë shkurt Vishaj.

-Advertisement-

Ndërsa i pyetur se  a ka ndonjë rregullore apo diçka tjetër që ju tregon infermierëve se si duhet vaksinuar për COVID-19 ai tha se këtë informacion duhet ta kenë ata që janë duke vaksinuar, shkruan Gazeta inFokus.

Vaksinimi në Kosovë ka filluar të hënën ndërsa i pari që e mori vaksinën e llojit Astrazeneca ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mirëpo reagime të shumta nxiti pikërisht mënyra e vaksinimit pasi, infermierja që e vaksinoi atë nuk pati të vendosura doreza.

Ndërsa edhe të martën ka filluar vaksinimi edhe në Klinikën Infektive, derisa përsëri në fotografitë e publikuara shihet se nuk po përdorën doreza gjatë këtij procesi e siç dihet COVID-19 është një sëmundje ngjitëse.

Përderisa në Shqipëri dhe në vendet e tjera gjatë vaksinimit është përdorur jo vetëm maska por edhe dorezat e në shumë raste edhe kostumi i cili të mbulon gjithë trupin.

Të paktën kështu është parë në fotografitë që janë publikuar gjatë procesit të vaksinimit në shumë vende të botës./Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera