Pse ndodhën trazirat e marsit 2004? Kështu përgjigjej ish-kryeministri Bajram Rexhepi
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 18 March 2018
Më 17 mars 2004,filluan trazirat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër dhe zgjatën për disa ditë.
Vdekja e dy fëmijëve sot e asaj dite nuk u qartsua asnjëherë.Gjatë atyre trazirave, që zgjatën dy ditë, u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, po ashtu kryesisht shqiptarë, shkruan Magazina.al
Në atë kohë kryeministër i Kosovës ishte Bajram Rexhepi, dhe ishte përballur me këtë situatë. Ish-kryeministri, fajësonte grupet kriminale serbe në veri për trazirat që quanë në vrasjen e 19 civilëve.
Duke folur për mediat e huaja, Rexhepi thoshte se trazirat i konvenojnë vetëm kriminelëve serbë në veri të cilët kanë për qëllim të bëjnë spastrimin etnik të asaj pjese të Kosovës nga shqiptarët, shkruan Magazina.al
“Natyrishtë që kjo është tendencë e qartë dhe inskenimi i tyre, qellimi i tyre është pastimi etnik që edhe ato pak familje që kanë mbet t’i largojnë nga aty”, thoshte ish-kryeministri Bajram Rexhepi.
Rexhepi shqetsohej për shqiptarët në veri të Mitrovicës, për çka ishte pajtuar edhe me KFOR-in që të rritin sigurinë në vendet ku jetojnë shqiptarët.
Në atë kohë ishte vendosur edhe ora policore në Mitrovicë, nga ora 20:00 deri në orën 05:00, kjo për shkak të frikës se mund të kryheshin veprime kriminale nga serbët e veriut kundër shqiptarëve në atë pjesë.
Bajram Rexhepi ishte emëruar kryeministër i Kosovës më 4 mars 2002 dhe mbajti këtë pozitë deri më 3 dhjetor 2004, ai vdiq nga një sëmundje në korrik të vitit 2017 në moshën 63 vjeçare.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...