Lifestyle

Pse meshkuj joshen aq shumë nga femrat me tatuazhe

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 24 June 2021

Tatuazhi është tashmë një element i zakonshëm edhe në kulturën tonë dhe fatmirësisht tashmë ai ka një status të rëndësishëm që bart dinamika të ndryshme komunikimi. E them këtë sepse ne sot mund të analizojmë një tatuazh në mënyra të ndryshme, duke nxjerrë mesazhe pozitive dhe negative.

Në botën seksuale ndërkohë duket sikur tatuazhi ka një vend të rëndësishëm sepse bën pjesë te ata element tërheqës , sidomos për burra, që mendojnë që një grua me tatuazhe është me e hapur seksualisht. Besoj që nuk është risi fakti që burrat gjykojnë sjelljen seksuale të grave nisur dhe nga dukja e tyre e jashtme, përfshirë këtu edhe veshjet. Nëse ju duhet një shembull, besoj që keni dëgjuar që një burrë mendon që një grua është e gatshme nga ana seksuale nëse ka një veshje të ngushtë dhe të shkurtër që vë në pah format e trupit.

Përpos veshjeve, kemi dhe ngjyrat që ndikojnë (e kuqja çmend edhe demin) të cilat kthehen në kritere leximi dhe përkthehen në interes, joshje apo provokim nga ana e gruas. Sigurisht që në këtë analizë nuk duhet të harrojmë elementin biologjik apo natyrën humane që i ka bërë burrat të trashëgojnë instiktet e tyre dhe nëpërmjet shumë kanaleve të filtrojnë mesazhet duke zgjedhur një grua që ka mundësi riprodhimi. Ndonëse sipas studimeve të botuara dhe në “ Arshiva e sjelljeve seksuale” duket që dhe tatuazhi vështrohet nga burrat si një thirrje seksuale, bashkë me takat, minifundin, getat rrjetë, buzëkuqin dhe çdo zbukurim tjetër joshës që përdor një grua.

-Advertisement-

Studimi i cili përmenda ka përfshirë një numër të caktuar vajzash të cilat kanë qëndruar të shtrira në plazh me një libër në dorë pa treguar fytyrën e tyre dhe duke veshur rroba banjo të kuqe. Një pjesë e vajzave kishin tatuazh një flutur në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa pjesa tjetër ishin pa asnjë tatuazh. Eksperimenti tregoi që vajzat me tatuazh jo vetëm tërhoqën më shumë vëmendjen e djemve, por dhe koha e pritjes së afrimit ishte pothuajse sa gjysma e atyre pa tatuazh. Në intervistat e kryera më pas djemtë kanë rrëfyer që sipas tyre një grua me tatuazh jep idenë që është më e gatshme dhe e hapur për të pasur marrëdhënie seksuale sesa një grua pa tatuazh.

Pavarësisht arsyeve se pse dikush bën një tatuazh, nga studimi doli në pah që për burrat tatuazhi bart një kuptim të fortë erotik. Nga ana tjetër studimi nuk ka arritur të tregojë nëse numri i tatuazheve por dhe vendosja e tyre janë një vlerë e shtuar, por as sa prej vajzave janë ndjerë më tërheqëse pikërisht për shkak të tatuazhit që kishin. Si përfundim mund të themi që natyra njerëzore është poliedrike dhe që studimet të tilla duhet të jenë gjithnjë e më të shumta në numër në mënyrë që të zhbëhen idetë e errëta mbi seksualitetin, seksin por dhe raportimin seksual midis dy gjinive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera