Sport

Pse Luka Modriç nuk e meritoi “Topin e Artë 2018”

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 04 December 2018

Luka Modriçit i ka takuar Topi i Artë 2018 për shkak të performancës së tij me skuadren e Real Madridit, ku ai fitoi Ligën e Kampionëve, si dhe për një sukses të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës me Kroacinë, shkruan GazetainFokus

Derisa thuhet se është e pabesueshme që ai ka ndalur dominimin e gjenive të futbollit, Ronaldo dhe Messi, ishte mëse e merituar, dhe kjo është një ‘fitore për futbollin’, por a pajtoheni me këtë.

Po, Modric ka ndihmuar ekipet e tij në shumë mënyra, por ka pasur të tjerë që ishin po aq të rëndësishëm. Mund ta shohim atë nga ajo që ka ndodhur pas përfundimit të Kupës Botërore.

-Advertisement-

Që kur Ronaldo u zhvendos nga Real Madrid në Juventus, klubi i tij i mëparshëm ka luajtur mund të themi në formë të dobët. E njëjta gjë mund të thuhet për ekipin kombëtar kroat, i cili pas garës së tyre mbresëlënëse në finalet e Kupës së Botës ka dështuar në Ligën e Kombeve, pasi shumë nga lojtarët e tyre të parë vendosën të pensionoheshin pas Botërorit.

Ronaldo dhe Messi nga ana tjetër kanë qenë në formen e tyre fenomenale, duke shënuar dhe ndihmuar skuadrat në qëllimet e tyre, si dhe duke ndikuar në rezultate me aftësitë e tyre. Ronaldo kishte shënuar shumë gola të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, duke arritur kështu shifren prej 15 golave, 5 përpara konkurrentit më të afërt.

Goli i tij mbresëlënës ishte një nga arsyet pse Reali ngriti titullin e tyre të 3-të radhazi në Ligën e Kampionëve dhe ne mund të shohim ende ndikimin e tij nëse hedhim një sy te skuadra e Juventus.

Messi në anën tjetër kishte një paraqitje gjithashtu fantastike, pas së cilës ai fitoi këpucën e artë për numrin më të madh të golave të shënuar.

Sipas kësaj statistikat e shënimit të golave ​​nuk duhet të përdoren si krahasim pasi Modric është një mesfushor. Luka kishte një paraqitje të mirë në Kupën e Botës ku ndihmoi ekipin e tij të mposht Argjentinën, përveç kësaj, nuk kishte lojë tjetër që ai ndikoi në rezultat.

Nëse Kupa e Botës ishte pikë e konsideratëspatën paraqitje fantastike në kupën e Botës.
Gjithashtu tani që Ballon d’Or ka filluar të marrë parasysh performancën e ekipit mbi statistikat e lojtarëve, lojtarët si Wesley Sneijder, Andres Iniesta, Ribery, Xavi, etj, do të ndjehen të anashkaluar.

Me çmimin vijn edhe disa dyshime, njëra prej të cilave është fakti se ne jemi duke neglizhuar gjenitë Ronaldon dhe Messin, sepse ne presim që ata të luajnë në nivelet më të larta dhe të thyejn çdo rekord. Përveç Messit dhe Ronaldos, shumë pak lojtarë mund të shënojnë 50 gola në sezon.

Vite më parë, Wesley Sneijder i cili fitoi tripleten si dhe arriti në finalen e Kupës së Botës, u anashkalua, por sot një lojtar i cili kishte një paraqitje të keqe me skuadren e tij aktuale duke përfshirë edhe statistikat fitoi çmimin.

Duke marrë parasysh këto fakte, vjen pyetja enigmatike se e meritoi apo jo Luka Modric Topin e Artë. /GazetainFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera