Lajme

Pse Kurti e emëroi ministër të shëndetësisë, ish këshilltarin e Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 16 November 2021

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar sot zyrtarisht ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifin.

Përderisa Latifi ishte ish-këshilltar i Hashim Thaçit për Shëndetësi, për këtë gjë u pyet Kurti.

“Mjekësia e Shëndetësia janë shkencë, ne tashmë kemi një specialist. Dhe për ne kjo është e rëndësishme. Shumë prej njerëzve që janë pjesë e Qeverisë apo Kuvendit kanë qenë në angazhime të tjera më të hershme edhe brenda vendit por ato nuk mendoj që janë thelbësore. Ne dëshirojmë të kemi një profesionist të dëshmuar që karakterizohet edhe me cilësi akademike e shëdetësore por edhe me përvojë të gjatë në një vend si SHBA. Është vlerë e shtuar për Qeverinë tonë dhe Shëndetësinë”, ka deklaruar Kurti. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera